Ambasada e Shqipërisë ka paguar për shërbimet e autobusit të hapur huazuar për Kombëtaren

Ambasada e Shqipërisë ka paguar për autobusin panoramik me të cilin u vozitën lojtarët e Kombëtares shqiptare nga aeroporti i Rinasit në Tiranë në pritjen solemne të së enjtes. Si që mëson Portalb, në pamundësi për të siguruar pritje dinjitoze të lojtarëve të Kombëtares të cilët u kthyen nga Parisi me sukses historik, Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) – Shkup e cila posedon autobusë të tillë panoramik dhe i jep ata me qira.
Autobusi ishte po i njëjti në të cilin në vitin 2011-të ishin vozitur basketbollistët e Kombëtares së Maqedonisë pas suksesit në Evropianin e Lituanisë, kur ishin renditur në pozitën e katërt.

Autobusi i kombetares (3)

Nga NTP Shkup për Portalb thanë se me kërkesë të Ambasadës shqiptare, ata kanë siguruar autobusin për dy ditë.

“Ju e dini që ne i japim me qira këto autobusë për ditëlindje, dasma apo ngjarje të ndryshme. Kështu u dha edhe për Shqipërinë. Nënshkruam kontratë për huazim të autobusit i cili u dha me qira në ditët 23 dhe 24 qershor 2016. “ tha për Portalb, zëdhënësi i NTP-së, Kostadin Tasevski. Ai nuk zbuloi sa para saktë janë dhënë për këtë autobus ndërkaq çmimorja për të nuk është publike.

“Vlera e kontratës është llogaritur në bazë të dokumentit “Vendim për çmimet e transportit kontraktues”, i miratuar nga Këshilli i Qytetit” tha shkurt Tasevski.

Sa i përket ndërmjetësimit të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht zv/kryeministrit Festim Halili në këtë çështje, Tasevski tha që nuk ka pasur të tillë.

Autobusi i kombetares (4)

Nga ana tjetër, nga Sekretariati për Portalb thanë që vetëm kanë lehtësuar punën duke intervenuar në mënyrë miqësore për lehtësim të çështjeve teknike.

“Pasi nuk e kishin marrë autobusin nga Italia sepse realisht ishte shumë kohë e shkurtët për të reaguar e dhënia e autobusit kërkon kohë shkaku i disa procedurave teknike dhe burokratike – ne lehtësuam që ata të kalojnë si prioritare dhe të kryhen më shpejtë. Për këtë kemi falënderim nga ambasadori shqiptar” thanë për Portalb nga sekretariati.

Megjithatë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni publikisht ka falënderuar vetëm Qytetin e Shkupit për huazimin e autobusit panoramik me të cilin u bë pritja e kombëtares shqiptare në Tiranë.

“Përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar juve, dhe bashkëpunëtorëve tuaj për ndihmën shumë të madhe, për akordimin në kohë rekord të autobusit panoramik të qytetit të Shkupit, për të pritur ekipin kombëtar të futbollit shqiptar në Tiranë”, thuhet mes tjerash në letrën falënderuese drejtuar kreut të Shkupit, Koce Trajanovskit.

Në këtë letër gjithashtu thuhet se ky gjesti tregon më së miri dëshirën e përbashkët që të dy popujt tanë të jetojnë në paqe e harmoni me njëri-tjetrin.

Autobusi i kombetares (6)

Nga ambasada e Shqipërisë mbeten të pakapshëm për Portalb për te treguar më shumë detaje, mes tjerash dhe sa paguan për këtë autobus të dhënë sipas tyre me “dëshirën e përbashkët që të dy popujt tanë të jetojnë në paqe e harmoni me njëri-tjetrin”.

Autobusi i kombetares (5) Autobusi i kombetares (1)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button