Heronjtë kthehen në shtëpi, pritje ceremoniale në Tiranë

Menjëherë pas uljes së avionit në Rinas, “Kuqezinjtë” u nisën drejt Tiranës me një eskortë të stërzgjatur me makina të mediave dhe të tifozëve që përshëndetën të parët heronjtë e tyre.

Ndalesa e parë e kombëtares ishte Bashkia e Tiranës, ku morën në shenjë mirënjohje nga kryebashkiaku Veliaj “Çelësin e kryeqytetit”.

Në fjalën e rastit, kapiteni Cana falenderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme që kanë treguar për skuadrën në Francë, por edhe me kthimin në atdhe, raporton Top Channel.

Pas Bashkisë, autobusi i Kombëtares mbërriti në Ministrinë e Jashtme, ku pas pritjes së rastit hodhën firmat dhe nisën aplikimin për pasaportat diplomatike, në shenjë mirënjohje për atë që dhanë në Francë.

Pas Ministrisë së Jashtme, “Kuqezinjtë” iu drejtuan Kryeministrisë të përshëndetur nga qindra tifozë të mbledhur në Bulevard. Këtu, lojtarët dhe stafi teknik u pritën nga shefi i Qeverisë, Edi Rama.

Pas Kryeministrisë, ekipi do të zhvendoset disa metra më tutje për tu takuar me kreun e shtetit, Bujar Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button