Shkup, “Revolucioni Laraman” bllokoi tre ura (FOTO)

“Revolucioni Laraman”, sot bllokoi tre ura në Shkup edhe atë urën “Goce Dellçev”, “Liria” dhe “Nënë Tereza”, njofton Portalb.

Qytetarët e kanë ripërsëritur kërkesën e tyre, që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale.

“Qytetarë, Prokuroria Speciale ende është nën rrezik. Gjykata Kushtetuese ende nuk vepron për mbrojtjen e drejtësisë. Pyesim, a planifikon kjo gjykatë që paguhet nga qytetarët që të deklarohet për Prokurorinë Speciale? Apo planifikon që ta shfuqizojë atë?”, thonë nga “Revolucioni Laraman”, transmeton Portalb.

Edhe pse kanë ngelur edhe dy ditë nga ultimatumi i “Revolucioni Laraman”, protestuesit vlerësojnë se ka mundësi që në moment të fundit Gjykata Kushtetuese të vendosë në seancën e fundit që të diskutojë për iniciativën për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale.

“Kërkesat e tonë janë të qarta. Disa janë plotësuar, ndërkaq ashtu siç mund të shohim se Gjykata Kushtetuese nuk do ta hapë temën e PSP-së. Ne e dimë që në këtë shtet gjithçka është e mundur, andaj ajo që PSP-ja nuk është vendosur në rend dite për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, nuk do të thotë asgjë, për atë ne jemi optimist deri në momentin e fundit”, thotë Aleksandar Mlladenovski nga “Revolucioni Laraman’.

Ata shtojnë se përderisa i numërojnë ditët e ultimatumit për më 18 qershor, policia në vend që t’i tërheqë urdhërpagesat, ajo ende po vazhdon me dënimin e atyre që nuk mendojnë si pushteti.

Kërkesat e sektorit civil janë gjithashtu edhe formimi i departamentit special në Gjykatën Penale e cila do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale, shoqëria civile të merr pjesë në procesin e zgjidhjes së krizës, procesi i zgjidhjes së krizës të zhvillohet në territorin e Maqedonisë dhe të jep dorëheqje presidenti Gjorge Ivanov. /Portalb

13413719_669786459838753_7381182026604486284_n

13435411_669786476505418_4790442292830342732_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button