Gjykata Kushtetuese në seancën e radhës nuk do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e PSP-së

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, në ueb faqen e saj zyrtare të internetit, i ka publikuar pikat e ditës për seancën e caktuar për të mërkurën, por në mesin e pikave të ditës  nuk është edhe shqyrtimi i iniciativës për ligjin për Prokurorinë Speciale, njofton Portalb.

Në ndërkohë, “Revolucioni Laraman”, numëron edhe dy ditë pas vendosjes së ultimatumit që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale. Nga atje thonë se nëse Gjykata nuk deklarohet deri më 18 qershor, atëherë protestat do ta marrin pushtetin në dorë, por deri më tani ata nuk e tregojnë planin se si do të veprojnë më tej.

Sot, në mesditë “Revolucioni Laraman”, bllokoi tre ura në Shkup, edhe atë urën “Goce Dellçev”, “Liria” dhe “Nënë Tereza”, transmeton Portalb.

Qytetarët e kanë ripërsëritur kërkesën e tyre, që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale.

“Qytetarë, Prokuroria Speciale ende është nën rrezik. Gjykata Kushtetuese ende nuk vepron për mbrojtjen e drejtësisë. Pyesim, a planifikon kjo gjykatë që paguhet nga qytetarët që të deklarohet për Prokurorinë Speciale? Apo planifikon që ta shfuqizojë atë?”, thonë nga “Revolucioni Laraman”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button