Profesori universitar dhe kolumnisti i Portalb-it,  Ali Pajaziti

“Ali Ahmeti si njeri dhe person do te mbetet i regjistruar në faqet e historisë si një figurë që pati gjasa të mëdha për t’u legjendarizuar, por që bëri gabime fatale duke krijuar një rreth civil destruktiv, një qark të dhelprave dhe luanëve të anti-politikës që zhbënë imazhin e luftës, që interesat dhe pasionet vetjake i vunë mbi ato kolektive gjithë shqiptare dhe në fund rrënuan vlerat autentike, duke instaluar marritë dhe skandalet më të ultë dhe më deprimuese. Ali Ahmeti përmes kuadrove të përzgjedhura në politikë afirmoi debilizmin, kundër-kulturën dhe nën-mediokritetin, mbajti gjallë pengjet e gruevizmit, të kapurit në punë të ulëta, korrupsion e më tepër se kaq. Inteligjencën dhe rininë meritore në mënyrë të tërthortë i dërgoi jashtë vendit, duke na e tharë trurin, universitetin ngjashëm si PDSH e banalizoi. Politikën e shkatërroi me defensivën e tij dhe të paaftit që mafiozuan dhe klanizuan politikbërien. Për fat të keq, këto që i them i vërtetojnë komentet edhe të shkollarëve edhe të qytetarëve. Erdhi krenar, me gjasë do shkojë nga skena politike i vetë-dëshpëruar dhe kolektivisht i atakuar. E la timonin në duart e mediokreve dhe kështu ia përgatiti fundin partisë dhe vetes”, theksoi për Portalb,mk Pajaziti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button