Publicisti dhe gazetari, Erol Rizaov

“Nëse paraqitja e Ali Ahmetit në skenën politike ishte e rëndësishme, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por edhe në tërë rajonin, sot me plotë bindje mund të them se roli i tij në skenën politike në Maqedoni është tragjike. Kështu shprehet analisti Eroll Rizaov.
“Nga ai pritej shumë për ta demokratizuar Maqedoninë, por ai zgjodhi jo vetëm të shkojë kundër interesave të Maqedonisë, por edhe kundër interesave të popullit të tij. Habitem se si nuk mund ta shohë rrezikun, e që është rreziku nga integrimet euro-atlantike. Kjo do ishte katastrofë për të gjithë qytetarët. Proiritet i Maqedonisë ishte të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Në krizën aktuale politike, Ahmeti nuk dha kontribut por veproi si bashkëpunëtori i Nikolla Gruevskit, i një regjimi totalitar që nuk është as diktaturë, sepse diktatura ka rregulla kjo është tirani. Nga kjo që po ndodh sot Ahmeti po distancohet si partner kryesor i pushtetit. Unë prisja shumë nga Ahmeti që në moment do ta prish koalicionin e tij jo natyror me Gruevskin dhe shoqëri paralele. Kam menduar se Ali Ahmeti do të vendoset në anën e së vërtetës, por ai këtë shans e lëshoi dhe u bë bashkëpunëtor i afërt i Grevskit”, tha për Portalb.mk Rizaov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button