Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini

“Po të ishte tërhequr Ali Ahmeti më vitin 2001 pas kryengritjes, nga aspekti i sotëm do të meritonte përmendore në cdo qytet të Maqedonisë  Fatkeqësisht, veprimtaria e tij si lider partiak, nga ajo që ka mund të bëjë dhe nuk ka bërë, do t’ia neutralizojë meritat që i ka pasur. Historianët do ta analizojnë më mirë se pse i ngjau kjo Ali Ahmetit, që ky i fundit të vijë në këtë gjendje. Ahmeti para do kohe deklaroi se prej se ka lind shqiptarët nuk i ka as si pjesë përbërëse të Maqedonisë e as të Kosovës, por të Shqipërisë. Mirëpo, paska ardhur në përfundim se kjo gjë qenka e pamundur. Është ironi që ai, ose nuk e dinë ose si ka treguar dikush, se shumë breza para tij- intelektual dhe jo intelektual e kanë pas ëndërr që këtë territor me shumicë shqiptare natyrisht që duhet të jetë pjesë e shtetit shqiptarë, kanë punuar e luftuar por e kanë parë se nuk është e mundur. Ahmeti deri në kumtesën e gjashtë të UÇK-së thirrtë të rinjtë se ai definitivisht do ta zgjidhte statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Të rinjtë vrapuan maleve të Sharrit, por erdhën me gishta në gojë”, deklaroi për Portalb.mk Hajredini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button