Gazetari dhe profesori universitar Sefer Tahiri

“Është pritur më shumë që Ahmeti të tregojë një aktivizëm më të madh. Roli i tij mund të vlerësohet një rol i një lideri që ka dëshmuar kapacitete mesatare në politikbërje. Vlerësoj se fakti që partia politike shqiptare në pushtet, BDI, gjithë këto vite nuk ka arritur në mënyrë më të fuqizuar të imponohet si subjekt politik në qeveri tregon për potencialin politik dhe angazhimin e Ahmetit si politikan. Pozicioni i tij si lider i një partie do të vlerësohet me këtë logjikë politike. Analiza politike tregon se partia e tij nuk ka arritur që deri tani nuk ka arritur ta zbatojë agjendën dhe ta bëjë pjesë të programit qeveritar. Unë mendoj që Ahmeti është i vetëdijshëm për këtë. Edhe pse në politikë erdhi si njeriu i kthesave të mëdha mendoj se po bën politikë me shumë kompromise të mëdha, që në fakt për shqiptarët janë kompromise të dhimbshme”, theksoi për Portalb.mk, Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button