Maqedoni, gjendja alarmante! Largohen truri dhe paratë, për të mos u kthyer më!

Emigrimi është fenomen normal shoqëror, i cili rëndom shfaqet në kushte jo-normale të një shoqërie: atëherë kur qytetarët e kërkojnë mirëqenien jashtë vendlindjes. Bazuar vetëm në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika gjatë periudhës 5 vjeçare 2010-2014 nga vendi kanë migruar 5592 qytetarë. Bashkë me të emigruarit largohen truri dhe paratë, për të mos u kthyer më ,deklaruan për Portalb qytetarë të profileve të ndryshme.

te migruarit

 

Keq-menaxhimi i sistemit arsimor shkakton papunësi

Semra Sadiku
Semra Sadiku

“Mendoj që secili nxënës i ka aftesitë e veta specifike cilat e dallojnë nga të tjerët, por këto aftësi rrallë herë identifikohen nga ana e tyre. Si pasojë e mos interesimit të nevojshëm, mos-kontributit të prindërve dhe arsimtarëve për ta orientuar, një nxënës përzgjedh drejtimin, që e ka zgjedhur shoku i vetë, ku has vështirësi dhe nuk ka sukses.”-deklaroi  për Portalb Semra Sadiki, kryetare e Unionit të nxënësve pranë shkollës së mesme ekonomike të Kumanovës, “Shumë shkollarë të mesëm nuk vijnë në shkollë me vullnetin për të mësuar, por vetëm sepse janë të obliguar me ligj. Këto bartin me vete pasoja shkatërruese si për shkollën, ashtu edhe për nxënësit tjerë dhe shoqërinë.”

 

 

Sulejman Rushiti
Sulejman Rushiti

“Me arsim tē mesëm obligativ nënkuptohen edhe shkollat profesionale, madje edhe riaftësimi për zanate përmes shkollimit të përjetshëm, me qëllim të kompatibilitetit me ekonominë e tregut.”- tha ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti. Por keq-menaxhimi dhe mungesa e strategjisë zhvillimore në sferën e arsimit , sipas tij ndikojnë negativisht në parametrat e zhvillimit ekonomik, siç theksoi Sigurisht që nē vendet e partizuara, të korruptuara si gjthçka tjetër edhe arsimi trajtohet si mjet për ta ruajtur pushtetin. Në këtë kuptim vendimet nuk janë strategjike por ditore. Rrjedhimisht mund të konstatojmë se papunësia në Maqedoni është pasojë e keqqeverisjes, partizimit, korrupsionit dhe mungesës së implementimit të ligjeve, më shumë se e mungesës së kuadrove.

Të rinjtë migrojnë se nuk shohin perspektivë. -përfundoi Rushiti për Portalb, duke porositur që të vendosen :mekanizmat e drejtësisë, të shtetit ligjor, përgjegjshmëria para ligjit për të gjithë, strategji me kontribut gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh përvojat pozitive në botë, si shembulli i Singaporit,  ku bumi ekonomik ndodhi vetëm pasi u forcua drejtësia, u ndëshkua korrupsioni dhe u inkurajua kreativiteti.

Arben Hajrullahi
Arben Hajrullahi

Arsimi jonë ka shumë të meta, dhe me këto të meta ne prodhojmë gjenerata me të meta të cilët nuk kanë kapacitet për punë dhe angazhime të ndryshme që do e bëjnë shtetin tonë vend evropian.”-tha Arben Hajrullahi, kryetari i Unionit të Studentëve Shqiptarë, sipas të cilit për shkak të mungesës së shumë-llojshmërisë së profileve të shkollimit të mesëm, studentët regjistrohen në profil të njëjtë.

Numri i madh i të diplomuarve është dukshëm në rritje dhe prej tyre shumë pak gjejnë punë në vend. Me krizën politike kjo edhe më shumë është vështirësuar, sepse partitë politike në pushtet tash kërkojnë edhe më shumë angazhime politike në rast se kërkon punë. Kjo ndikon në marrjen e vendimit që një student i diplomuar të gjejë zgjidhje jashtë vendit. Edhe pse po flasim për një fenomen më të vjetër të shoqërisë tonë, përsëri jam i mendimit se nëse diploma do ishte vlerësuar ashtu si vlerësohen angazhimet politike të rinisë në partinë në pushtet, jam i sigurtë se rinia shqiptare do të ishte sot me numër shumë më të madh këtu në Maqedoni.-tha Hajrullahi.
LEXO: Maqedoni: 33 doktor shkencash të papunë!

I pyetur se cila është Maqedonia, që studentët e duan, ai u shpreh: Është shumë vështirë në këtë kohë të krizës thellë politike të definoj se cili student mund ta dojë Maqedoninë për ndonjë arsye. Duke marrë parasysh se çdo e drejtë studentore shkelet dhe nënçmohet dhe në përgjithësi studenti shqiptar as që vërehet në tavolinën e lartë vendimmarrjeve në vend. Studentët që janë aktiv në shoqërinë civile e kanë shumë më lehtë t’i shohin plagët, se për çka një i ri në Maqedoni vuan në krahasim me ato në vendet evropiane dhe pse një student shqiptar duhet të vrapojë një maraton për të kaluar provimin e vrapimit spint që është shumë i shkurtër.

Sipas tij, arsimi aktual është i demoluar nga të gjitha anët, por më keq është për studentët shqiptarë, të cilët vazhdimisht diskriminohen në projektet qeveritare, përfshirë edhe pamundësinë për t’u punësuar pasi numri më i madh studiojnë në UT (që ndryshe nga universitetet rivate u rangua shumë poshtë në listën e Shangait), mbyllja e drejtimeve dhe ndjekja e ligjeratave në objekte joadekuate të shkollave fillore. USSH, sipas Hajrullahit, është e vetmja organizatë studentore që ngrit zë për arsim të lartë më cilësor dhe ka organizuar aktivitete e tribuna për të gjeneruar zgjidhje e rrugë si të arrihet deri te ndryshimet, e të cilat do të ishin masa reale e jo testime të ndryshme që edhe më shumë e thellojnë arsimin. Ngritja dhe përmirësimi i arsimit në shkollat e mesme, të vazhdohet me reforma në Universitete dhe bashkëpunim e përfillje të studentëve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për krijimin e politikave studentore që do të jenë në përfitim të vet studentëve dhe akademisë shqiptare.

Papunësia nënkupton mungesë perspektive

LEXO: BB:Maqedonia e para në listën e papunësisë

Deniz Memedi
Deniz Memedi

Maqedoninë e duan në fakt të gjithë ata për të cilët është edhe vendlindja e tyre. Ata të cilët kanë ideale për këtë vend vazhdojnë të qëndrojnë dhe të luftojnë për një ditë tjetër më të mirë edhe përkunndër situatës aktuale, të tjerët (fatkeqësisht një numër i madh) më së shumti për arsye të zhvillimit të tyre arsimor vendosin përgjithmonë ta braktisin vendlindjen.”-deklaroi për Portalb Deniz Memedi, aktivist në sektorin civil, Ata të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë dhe veprojnë këtu e bëjnë në forma të ndryshme. Duke pasur parasysh numrin e lartë të papunsisë tek të rinjtë, doemos kërkojnë alternativa të ndryshme për të qenë aktiv dhe të vyeshëm për shoqërinë. Një ndër fushat ku të rinjtë e gjejnë veten për të vepruar është edhe sektori civil. Nëpërmjet projekteve të ndryshme përfitojnë benefite të ndryshme në zhvillimin e tyre profesional. Mirëpo realisht ende nuk është i kënaqshëm numri i aktivizimit, sidomos tek popullata shqiptare. Ndër arsyet kryesore paraqiten pritjet e vogla në suaza afatgjate. Nga shkaku se edhe pas marrjes pjesë në projekte të ndryshme, edhe pas kyçjes në programe për zhvillim të mëtutjeshëm profesional prapë se prapë për të rinjtë nuk po gjindet hapësirë për punësim.

 “Jemi dëshmitarë që deri më tani politikat prioritare të garniturave të kaluara qeveritare kanë qenë politikat simbolike si psh. Projekti Shkupi 2014, nga i cili rinia absolutisht nuk ka shijuar kurrfarë benefiti. Sikur në vend të këtij projekti që ka kushtuar mbi 500 milion euro të ishte investuar në politika që do t’u hapte mundësi të rinjve të punsohen në numër sa më të madh sot pakënaqësitë do të ishin më të vogla edhe numri i të rinjve që shpërngulen do të ishte më i vogël.”-kujtoi Memedi, “Besoj që është koha që shteti të fokusohet në politikat produktive, frytëdhënëse që do t’i motivojnë të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të kontribojnë me kualitet që i posedojnë.”

 

Fati i qytetarëve vendas nuk i lejon të migruarit të kthehen

Në mesin e të migruarve ka individë, të cilët arrijnë suksese të mëdha jashtë vendit, por të cilët nuk duan të kthehen, nga frika se këtu do t’i priste fati i mijëra studentëve, magjistrave e doktorëve të diplomuar(shiko foton e mëposhtme), respektivisht fati i biznesmenëve vendas.

te diplomuarit

Bunjamin Salihu
Bunjamin Salihu

“Mendoj se në Maqedoni për momentin nuk ka siguri, gjithçka varet prej partive. Kur e shohim se çfarë ndodh këtu, ja si rasti i ‘Kozmosit’,  ne nuk mund të marrim guxim që bizneset që i kemi në Evropë, t’i investojmë këtu. Atje udhëheqen bizneset në rregull, sepse ka siguri por këtu nuk është ashtu siç ne mendojmë.”-deklaroi Bunjamin Salihu, pronar i disa objekteve hotelerie në Zvicër./Portalb.mk

LEXO: Kriza politike rrezikon bllokimin e fondeve IPA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button