Ristovska: Detyrë e institucioneve është që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ne

Kuvendi, para vendimit për shpërbërje, që të mërkurën vonë në mbrëmje e deklaroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, nuk i përmbushur të gjitha detyrat ndaj Prokurorisë Speciale.

Deputetët as nuk e kanë parë iniciativën e PSP-së për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ndërkaq nuk kanë qenë të miratuara rekomandimet e Komisionit të Venedikut rreth ligjit për privatësi dhe informatorët.

Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska, nuk ka dashur t’i komentojë ngjarjet aktuale politike.

“A i kanë mbaruar detyrat e tyre apo jo, atë ato duhet ta thonë. Detyrë e institucioneve është të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale, por a bëjnë atë, ne nuk do ta komentojmë”, thotë Ristovska.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se nuk do t’i vinte për çudi nëse Gjykata Kushtetuese nis procedurë për shfuqizimin e PSP-së.

“Gruevski dhe gjithçka është e mundur. Nuk dua të besoj se një poshtërsi e tillë do të ndodhë, por edhe njëherë them, Gruevski dhe gjithçka është e mundur”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button