Për efekt të plotë të Prokurorisë Speciale, nevojitet arrestim të funksionarëve të dyshuar

Gjykata duhet të bashkëpunojë me Prokurorinë Publike Speciale (PSP) që kjo e fundit të jetë më e suksesshme në punën e saj dhe deri në zgjedhje të ketë funksionarë të arrestuar të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, për të cilët PSP tashmë ka ngritur procedurë. Kështu shprehen për Portalb njohësit e çështjeve politiko/juridike në vend.

“Në aspekt procedural Prokuroria Speciale vetëm mund të propozon procedurë paraprake dhe gjykata vendos se a ngrehet akt padi apo jo. Në rastin tonë gjykatat tona nuk funksionojnë dhe dukshëm zvarrisin procedurën. Është obstruksion evident. Nuk jam i bindur se do të mbahen zgjedhjet, përderisa nuk krijohet një kthesë psikologjike se pala e kriminalizuar do të dështon në mënyrë spektakolare”, tha për Portalb profesori universitar Mersel Bilalli.

Ndërkaq, sipas njohësit të çështjeve juridike, profesor Mersim Maksuti funksionimi i prokurorisë speciale lidhur me rastet e fundit të inicuara nga ajo paraqet një hap me konkret në përshpejtimin e hapjes së rasteve të dyshuar që lidhen me gjykimin e rasteve nga përgjimet e publikuara.

“Ende kërkohet një efikasitet edhe më i madh i kësaj prokurorie ne zbulimin e kriminalitetit si dhe kërkohet një bashkëpunim më i fuqishëm nga institucionet tjera në Maqedoni me PSP. Puna e PSP duhet konkretizuar në raste të caktuara para zgjedhjeve që dmth duhet të hapen procedurat gjyqësore si dhe gjykata të përgjigjet në mënyre pozitive kërkesave të PSP lidhur me paraburgimin e të akuzuarve që të kemi një gjykim më objektiv dhe të drejtë, me të gjitha rastet e dyshuara!”, deklaroi për Portalb Maksuti.

Deri më tani Prokuroria Speciale ka ngritur tre raste; “Titanik”, “Tortura” dhe “Fortesa”, për të cilat është e gatshme të ofrojë edhe materiale të bollshme për ta dëshmuar fajësinë e disa (ish)funksionarëve për manipulime zgjedhore, dhunë policore dhe përgjim të paligjshëm.

Në aksionin “Fortesa” u arrestua i dyshuari, Goran Grujovski, shef i drejtorisë së pesë në DSK, por nuk dihet sa do të mbahet në burg pasi që Gjykata ka urdhëruar të lëshohet në arrest shtëpiak. Vendimi është ankimuar nga PSP ndërsa nesër pritet vendimi për arrestin shtëpiap të tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button