Seanca e nesërme e Gjykatës Kushtetuese për aminstimin e kriminelëve zgjedhor dhe pedofilëve e mbyllur për publikun

Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që seanca e nesërme ku pritet të votohet vendimi që kryetari i shtetit të amnistojë krime zgjedhore dhe pedofilët të jetë e mbyllur për mediat, transmeton Portalb.

Nga gjykata për Plusinfo kanë vërtetuar se ky vendim është sjellë për arsye sigurimi, për shkak paralajmërimeve për protesta dhe vendosje të tendave para gjykatës.

Kontra-protestuesit nisin protestën para Gjykatës Kushtetuese

Dhjetëra njerëz në mesin e të cilëve edhe këshilltarë të Komunës Karposh janë mbledhur para Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast përreth Gjykatës Kushtetuese po vendohen tenda, transmeton Portalb.

Kryetari i Komunës Karposh dhe lideri i partisë GROM Stevço Jakimovski dje ka paralajmëruar se do të organizojnë tubim me qëllim mbështetjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Qasja deri te Gjykata Kushtetuese është e ndaluar dhe ka prani të madhe të forcave policore.

Kontraprotesti i GROM-it ishte paralajmëruar pasi që platforma qytetare Hajde njoftoi se ora 18, sot, do të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese kundër punës jo kushtetuese të këtij institucioni.

Protesta do të fillojë para ndërtesës së Qeverisë, do të vazhdojë para zyrës së kryetarit Ivanov, pastaj te Kuvendi dhe do të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese.

Qytetarët sot në protestë dhe rojë nate për mbrojtjen e Kushtetutës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button