Krahasimi: Maqedonasit pushtetarë realizojnë, shqiptarët premtojnë

Kohë më parë u miratua ligji që në Shkup do të hapet Universiteti i ri “Nënë Tereza” i cili do të fillojë të funksionojë gjatë vitit akademik 2016/2017, hapësira e ish kazermës e cila iu premtua si objekt, ende nuk ka filluar të adaptohet apo të ndërtohet objekt i ri.

Ndërkaq në hapësirat e Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit, ka filluar ndërtimi i dy objekteve për fakultetin e shkencave të informatikës, kompjuteri dhe inxhinierisë, si dhe për fakultetin e edukatës fizike.

Në këto fotografi të realizuara nga Portalb shihet se po punohet në mënyrë intensive në ndërtimin e objektit, ndryshe nga ndërtimi i objektit për Universitetin e ri shqiptar në Shkup.

Objektet e reja te UKM
Objektet e reja te UKM

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi bëri të ditur se përderisa të ndërtohet objekti i ri te ish kazerma Ilinden, studentët e universitetit te ri do të mësojnë në hapësirat që shfrytëzon USHT me studimet e disperzuara në Shkup.

Profesorët dhe studentët shprehen të habitur me vetë faktin që për shkak të mungesës së hapësirë shumë programe studimore janë lënë në pauzë, dhe nuk e kanë të qartë se ku do të vendosen studentët e rinj.

Objektet e reja te UKM
Objektet e reja te UKM

“U habita me atë që dëgjova, ne këtu po ballafaqohemi me mungesë të hapësirës dhe programet studimore vazhdojnë të jenë në pauzë, kurse tani duan të sjellin universitet te ri. Është e palogjikshme. Ta shohim se si do të shkojnë punët”, tha për Portalb, një profesor i USHT-së i cili nuk deshi të prononcohet me emër.

Studentët kohë më parë u ankuan se nuk kanë ngrohje, se disa kolegë të tyre u detyruan të vazhdojnë studimet në Tetovë ngase këtu nuk kishte kushte, habiten si do të funksionojnë dy universitete dhe një shkollë fillore në një objekt.

Ndërkaq ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti shprehet skeptik, duke thënë për Portalb se MASH nuk ishte në gjendje të pastron librat në shkolla, kurse tani premton objekt dhe universitet të ri shqip.

Objektet e reja te UKM
Objektet e reja te UKM

“Duke u nisur nga premtimet e parealizuara në tre ciklet e fundit zgjedhore, duke u nisur nga fakti se po e njëjta parti e legalizoi vetëm çerekun e UT-së në USHT( vetëm 30 programe studimore ne vitin 2004, që pastaj ti akreditoj edhe 63 drejtime ne 2007 dhe të siguroj për herë të parë buxhet për ndërtimin e objekteve) dhe në atë proces nuk ndau asnjë lek për ndërtim të objektit por i shfrytëzoi ato që u ndërtuan nga populli, duke u nisur nga fakti që e njëjta konjukturë politike nuk i pastron dot librat nga përmbajtjet ofenduese ndaj shqiptarëve, nuk  i ndryshon dot tri emra shkollash, nuk siguron dot nxehje për nxënësit e për studentët, sigurisht që jam skeptik edhe për këtë premtim. Madje edhe deklaratat kontradiktore nga ministri i arsimit dhe kryeministri e shtojnë drojën”, tha Rushiti.

LEXO MË SHUMË:

UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!

Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

Objekti i ri i USHT-së, një zgjidhje afatgjate?

Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button