Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

ot u promovua ideja e projektit për adaptimin e një pjese të parcelës tokësore të kazermës ”Ilinden” për ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit Ballkanik dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë. 

Në shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për qytetarët e Çairit, ishin prezent Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi, Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi , Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, rektorët e të dyja universiteteve etj. 

Kryetari i Komunës së Çairit shprehi kënaqësi në emër të qytetarëve të Çairit që filozofia e shndërrimit të kazermës në universitet do të bëhet realitet. 

“Në emrin tim dhe të qytetarëve te Çairit shpreh kënaqësi që sot filozofia që kazermat ti shndërrojmë në Universitete do të bëhet realitet. Çairi do të bëhet komunë urbane që kufizohet me universitete. Normalisht që sot jemi edhe më të gëzuar që kemi gjetur zgjidhje afatgjate për Universitetin Shtetëror të Tetovës. 

Meqë objekti i USHT-së në ‘’Sheshin Skënderbe’’ është zgjidhje e përkohshme që nuk i kënaq nevojat e studentëve. Këtë pjesë do e shndërrojmë në kompleks arsimor dhe të dijes për të cilën ka më së shumti nevojë qyteti ynë”, tha Mexhiti. 

Të kënaqur dhe të gatshëm për këtë hap u shprehën dhe zyrtarët e tjerë të pranishëm , me qëllim të materializimit të kësaj ideje. Sa i përket procedurave u potencua që plani gjeneral urbanisitik i Qytetit të Shkupit ku parashihet dhe ky projekt është i miratuar , kjo procedurë planifikohet të përmbyllet në fillim të muajit maj, atëherë hapet edhe mundësia që Qeveria ti falë këtë hapësirë kompleksit në fjalë dhe të fillojnë punimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button