fbpx

Mexhiti: Qëllimi u arrit, kryqi nuk do të ndërtohet në Butel, shkoni në shtëpi (FOTO+VIDEO)

Partia në pushtet BDI doli kundër kryqit gjigand që planifikohet të vendoset në Komunën e Butelit i cili kohë më parë mori lejen nga Komuna e Butelit dhe u vendos guthemeli. Kjo parti pas protestave të së enjtes, prishi gurthemelin e tij dhe kaloi një natë në tenda.

Nga ana tjetër, një grup maqedonas “shpëtues” të kryqit kanë tentuar tu afrohen tendave të BDI-së, mbrëmjen e së premtes, duke sulmuar kështu dy herë kordonin policor. Forca të mëdha të policisë i janë kundërvyer protestuesve duke stopuar ata për të shkuar mëtutje drejt kampeve të BDI-së, 3 polic mbetën të lënduar. Situata më pas është qetësuar ndërsa Koordinatori i Komisionit kundër ndërtimit të kryqit dhe nënkryetari i BDI, Izet Mexhiti tha se është arritur marrëveshja për mos ndërtimin e kryqit.

PORTALB më poshtë ju sjell në mënyrë kronologjike gjithçka që ndodhi natën e së premtes.

****************************************************************************************

22.55 – Sapo është arritur marrëveshje për tërheqjen e vendimit për ndërtimin e kryqit në Butel, me këtë edhe kampi i vendosur ka filluar të çmontohet. Alsat njofton se OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes.

“Ju falendorojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira, Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, buzeli, Çairi, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

22.45 – Situata është qetësuar plotësisht. Kampistët e BDI-së vazhdojnë të qëndrojnë në tendat e tyre, në protestë kundër kryqit gjigand që planifikohet të vëndoset në Komunën e Butelit.

22.12– Edhe një grup nga njësiti special është larguar nga vendi ku janë protestuesit maqedonas. Ata kanë ndërtuar një kryq nga druri dhe qëndrojnë të qetë para kordonit policor. Situata është qetësuar krejtësisht.

21.55– Rrugët e Butelit mbeten të bllokuara nga policia. 3 policë të lënduar nga përleshja e mëhershme të protestuesve maqedonas me policinë, njoftonjë nga MPB për Portalb.


21.30– Protestuesit maqedonas ende nuk largohen, ata kanë ndezur zjarr afër kordonit policor. Situata nën kontroll.

BDI BUTEL

BUTEL PROTESTA BDI (1)

BUTEL PROTESTA BDI (2)

BUTEL PROTESTA BDI (3)

BUTEL PROTESTA BDI (4)

BUTEL PROTESTA BDI (5)

BUTEL PROTESTA BDI (6)

21.11 – Gazetari i Portalbit në terren lajmëron se forcat e mëdha të policisë që qëndrojnë afër kampit të BDI-së kanë filluar të tërhiqen ndërsa kanë mbetur vetëm ata që ruajnë rendin që ishin gjatë ditës. Situata ka filluar të normalizohet.

3 policë të lënduar nga përleshja e mëhershme të protestuesve maqedonas me policinë, njoftonjë nga MPB për Portalb.

20.40 – Situata mbetet e qetë te kampi i shqiptarëve, ja dhe foto nga gazetari i Portalbit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjendet në tendë së bashku me funksionarë tjerë të BDI-së.

butel protesta bdi kryqi

butel protesta bdi kryqi

20.30 – Gazetari i Portalb është afruar te kordoni policor i cili mban larg rreth 200 protestues maqedonas mos të afrohen te vendi ku proteston BDI. Policia në prani të madhe e mban situatën nën kontroll. Protestuesit kanë tentuar ta kalojnë kordonin policor por nuk kanë arritur. Ata kanë gjuajtur me gjëra të forta në drejtim të policisë. Policia nuk lejon gazetarët të afrohen më afër kordonit.butel protesta bdi kryqi

19:44-  Edhe kreu i degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bëjnë panik pa nevojë. Ai tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë në tenda.

19:17- Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë thirrje që protestuesit të kthehen në tenda dhe të mos dalin në rrugë.

Butel9

18.50 – Portalb mëson se policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet që çojn drejt vendit ku është paraparë vendosja e kryqit. Para tendave ka kaluar një autoblindë e cila është drejtuar te protestuesit.

butel8

(Në foto: Tendat ku janë të vendosur simpatizant dhe funksionarë të lartë të BDI-së)

Butel6

butel7

Butel3

butel4

butel5

18.39 – Policia ka konfirmuar për Portalb se një grup të rinjësh protestues gjenden një kilometër larg tendave, por situata për momentin e qetë, ndërkohë që në këto momente  po vërehet se policia ka zënë t’i shtojë përforcimet.

Butel2

18.30 – -Qindra protestues vazhdojnë të protestojnë në kundër vendosjes së kryqit gjigand në Komunën e Butelit. Hapësira është uzurpuar nga protestuesit që në krye të tyre qëndrojnë funksionarë të lartë të BDI-së, raporton Portalb.

Organizatorët e protestës kane siguruar autoparlante për muzikë, ndërkaq protestuesve u është siguruar edhe ushqim. Burime nga pjesëtart e policisë njoftojnë se një grup të rinjsh janë mbledhur për të ardhur në vendin ku po gjenden protestuesit.

Qëndroni me Portalb për të gjitha të rejat e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button