Protesta kundër kryqit në Butel, BDI prish themelin, vendos tendat (VIDEO-FOTO)

Funksionarët e BDI-së e kalojnë natën nën qiell të hapur në Butel për të protestuar kundër ngritjes së kryqit gjigand. Situata është e qetë, lajmëron gazetari i Portalb nga terreni.

BDI PROTESTA PER KRYQIN BUTEL

21.30 – Qindra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë ende në vendin ku është paraparë të ndërtohet kryqi. Lajmet se në afërsi te tendave të protestuesve janë afruar te rinj maqedonas, për Portalb i përgënjeshtron, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Janë vendosur gjithashtu dy tenda të mëdha. Protestuesve u është sjellë ushqim dhe pije. Situata është e qetë.

Në terren janë vendosur 4 tenda të mëdha dhe dy më të vogla, ka dhe një kamion . Protestuesit i kanë afruar edhe veturat e tyre, dhe disa prej tyre po qëndrojnë edhe në vetura.

BDI PROTESTA PER KRYQIN BUTEL

BDI PROTESTA PER KRYQIN BUTEL

BDI PROTESTA PER KRYQIN BUTEL

**************************************************************************************

19.00 – Funksionarët e BDI-së do ta kalojnë natën nën qiell të hapur. Muzika me zë të lartë po dëgjohet gjithandej.

18.36 – Ali Ahmeti nëpërmjet telefonit, transmetues Artan Grubi me megafon, i ka përshëndetur protestuesit. “Kjo nuk ka të bëjë me lufte fetare, por të mos keqpërdoret feja për qëllime politike. Simbolet e kultit ë kanë vendin në objektet e kultit ne mendojmë se në rrugë institucionale do ta rregullojmë po protesta është një përkrahje” tha Ahmeti, raporton gazetari i Portalbit nga terreni.

18.26 –  Funksionarët e BDI-së janë vendosur nëpër tenda dhe nuk do të largohen deri sa të anulohet vendimi për vendosjen e kryqit. Policia qëndron larg, raporton gazetari i Portalbit nga terreni. Ata kanë ndezur edhe zjarr, kanë lëshuar edhe muzikë.

protesta BDI tendat shtator zjarr

protesta BDI tendat shtator protesta BDI tendat shtator

18.00 – Funksionarët e BDI-së kanë kaluar përmbi themelin e kryqit, ndërkaq tani po aktivizohen për vendosjen e tendave.

Djegia e pallmes, protesta BDI

17.30 – Gjate mbajtjes së fjalimit të Xhevat Ademit, disa protestues e kanë prishur gardhin e vendit ku parashihet të ndërtohet kryqi, ndërkaq dhe kanë filluar t’i vendosin tendat. Themelin ku do te ndërtohet kryqi kanë filluar ta prishin ndërkaq ia kane vënë flakën edhe një palmës, raporton gazetari i Portalbit nga terreni.

Megjithatë forcat e policisë ende nuk kanë reaguar, madje as nuk janë afër vendngjarjes.

Protesta e BDI-së, vendosja e tendave

Djegia e pallmes, protesta BDI

Protesta e BDI-së, vendosja e tendave

17.20 – Nën përcjelljen e policisë, me britma dhe thirrje kanë arritur afër vendit ku parashihet të ndërtohet kryqi në Butel.

17.15 Kryetari i komunës së Çairit ka mbajtur fjalim para protestuesve, duke theksuar se sot kanë dalë për ta shprehur revoltin ndaj ndërtimit të kryqit.

“Kryqi dhe minarja e kanë vendin në objektet fetare dhe jo në rrugë. Kjo protestë nuk do të përfundojë këtu, derisa Komuna e Butelit nuk e anulon vendimin. Me këtë akt është thyer parimi i Badinterit dhe janë prekur ndjenjat e shqiptarëve, mysliman, katolik dhe ortodoks”, tha, Mexhiti.

Protesta e BDI-së

17.00 Para të pranishmëve mbajti fjalim edhe koordinatori Bekiri, i cili tha se nuk mund të sillen vendime pa konsultimin e shqiptarëve. Bekiri paralajmëroi se prej sot do t’i vendosin tendat dhe nuk do të largohen derisa të terhiqet vendimi.
Protesta e BDI-së

Protesta e BDI-së

Para të pranishmëve ka marrë fjalë edhe Ermira Mehmeti e cila ka thënë se Shkupin e duan si Brukseli e jo si Bejruti apo Jerusalemi.

Protesta e BDI-së

Artan Grubi dhe Rafiz Aliti gjithashtu kanë bërë thirrje që te gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj proteste, siç thonë ata për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Protesta e BDI

17.00- “Nuk duam Shkupi të shndërrohet në Jerusalem apo Bejrut”, ” Ky shtet është sekular”, “Politika larg fesë”, janë vetëm disa nga thirrjet që qindra protestues të marshit  kundër vendosjes së kryqit në Butel i mbajnë në pankartat e tyre.

Protestës i prinë Bekir Asani, Koordinatori i njësisë zgjedhore, bashkë ne zyrtarë te lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Momentalisht situata është e qetë, ndërkaq vërehen forca te mëdha të policisë.

Protesta e BDI-së

Protesta e BDI-së

12439394_603809853109272_791553320842282136_n

*******************************************************************************

Funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim sot para ndërtesës së Komunës së Butelit kanë paralajmëruar protestën e sotme për vendosjen e kryqit në Butel, raporton Portalb.

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur kundërshtimin tonë si komunitet i dytë më i madh në vend, lidhur me vendimin përjashtues të Komunës së Butelit, vendim i cili ka vetëm një qëllim: përmes instrumentalizimit të fesë për qëllime politike të provokojë dhe të prodhojë tensione dhe përplasje etnike në Maqedoni”, tha para mediave Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Sipas tij, kryqi në udhëkryq nuk ka fyer vetëm komunitetin musliman por edhe të gjithë shqiptarët e krishterë, ata katolikë e sidomos shqiptarët ortodoksë.

“Nuk do të lejojmë që shteti jonë të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare. Qëllimi jonë është paqja, bashkëpunimi, solidariteti dhe bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme etnike e fetare. Ne nuk duam që Shkupi të shndërrohet në Belfast, Jerusalem apo Bejrut”, u shpreh Mexhiti.

Ai tha se në emër të tolerancës fetare, kryqin do ta vendosin mbi kishën ortodokse shqiptare që do të ndërtohet në atë lokacion, sipas tij, ashtu siç është e dinjitetshme dhe mirënjohëse ndaj fesë.

Protesta është caktuar ora 17:00, para objektit ku është vënë gurthemeli për kryqin.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mjer mileti prej ketyre mjeranave, qe duan me cdo kusht te mbeten ne qeveri pa e llogaritur se sa shtrenjt mund ti kushtoj miletit..

  2. Pas 15 vjeteve u eshte kujtu se duhet te bahen patriota…..
    15 vjete me rradhe i perkrahen te gjitha ligjet antiShqiptare…

  3. A E KENI PRU PUNEN KESHTU ME REAGU DHE VEPRU….BEKIR HASANI ME JU KORDINU DHE UDHEHEQ O IDIOT E O NEPUSMENA PRIMITIV…….

  4. Si nuk ju vjen turp sikur Bdi ashtu edhe Pdsh,gjate kohes se Pdsh u shkaterruan fshatrat e Pdsh vazhdoi te qendroj ne pushtet si servile,ndersa tash,Bdi e beri te njejtin gabim,a kryqi ne Vodno,Shkupi 2014,Monstra,Kumanova,a keta SERVILAT ,prap vazhdojne te rrine ne pushtet,MARRE,tung nga Presheva !

  5. @Agoni.
    Ia ke fut palidhje :” Si nuk ju vjen turp sikur Bdi ashtu edhe Pdsh,gjate kohes se Pdsh u shkaterruan fshatrat e Pdsh” Cka nenkupton me ate” U shkaterruan fshatrat e Pdsh ”
    Edhe atehere, keta njerez te luftes( Bdi) ishin shkaktare te shkaterimeve , tw cilen nuk e ndalen deri ne ditet e sotme…
    Absolutisht nuk eshte e drejt te sulmohet nje parti qe mbi 10 vite eshte ne opozite dhe e cila i ka paguar denimet e veta per gabimet e bera…
    A BDI,CKA BDI…
    TI ME SHKRIMIN TAND PO REHABILITON NJE PARTI DESTRUKTIVE.

  6. Ja filluan keta te Bdi si kukuvajka duke vajtuar qe ja me hater e ja me zore te jemi ne qeveri , duke i perplasu kembet per toke sikur nje femije lazdran dhe i pamarrun vesht
    Te njejten gje e banen edhe me 2006 deri 2008 , deri sa nuk u futen ne qeveri….
    Ku me e dite edhe sa pislleqe do te bajne keta ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button