Prani e madhe e policisë përpara Gjykatës Penale

Gjykata Penale është nën rrethim të forcave të mëdha policore, lëvizja nga të dy anët e ndërtesës së Gjykatës është e kufizuar. Tanimë ka filluar seanca e rastit gjyqësor “Lagjja e Trimave” për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, njofton Portalb.

kumanova-3-1

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Përndryshe, pa praninë e gazetarëve, në seancën e fundit gjyqësore për rastin e Kumanovës dëshmuan katër policët që ishin kujdestarë në natën e 21 prillit të vitit të kaluar kur ishin sulmuar nga grupi i armatosur në postën kufitare të Goshincës në afërsi të kufirit me Kosovën, njofton.

Policët kanë deklaruar gjatë seancës se janë nga dy grupe, të cilët i kanë rrahur dhe më pas iu kanë marrë armët. Grupi siç deklaruan policët ka marrë edhe armët nga magazina e postës kufitare policore. Atyre u ishin marrë telefonat celularë dhe rrobat e policisë, që më pas janë lënë të lirë. Policët kanë sqaruar se më pas kanë arritur që të kontaktojnë me stacionin policor, duke i njoftuar sulmin. Dy pjesëtarë të policisë kanë dëshmuar se ndaj tyre ishte ushtruar dhunë fizike, ndërsa dy të tjerë nuk deklaruan asgjë. Para tyre dëshmoi edhe dëshmitarja nga “Lagjja e Trimave”, Shejnaze Fejzullahu, e cila shpjegoi çfarë ka përjetuar në ditën e përleshjeve dhe si ka qenë trajtimi i familjes së saj nga ana e policëve.

“Burrin me armë, kenë duke ma mbytur, edhe fëmijët si i ka zënë, me këmbë sa kanë mundur i kanë sjellën, njërit me mes i kanë ra, ka kanë mundur dhe çka kanë dashtë kanë bërë. Po sa hyra brenda u frikësova kurë i pashë. Me një dhomë na futën edhe sa kanë mundur na fyheshin, më meti djeg që këtë nuk munda të ja u them këtë”, u shpreh Shejnaze Fejzullahu, dëshmitare.

Pasi që gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë në këtë seancë gjyqësore, burim i vetëm informimi ishin avokatët. E njëri ndër ta, avokati Naser Raufi tregon se nga Këshilli i Prokurorëve ka kërkuar që rastin ta merr në dorë Prokuroria Speciale.

Pas dëgjimit të këtyre deklaratave të dëshmitarëve, seanca e radhës u caktua për sot ku do të dëgjohen dëshmitarë të tjerë, një pjesë e të cilëve janë  të caktuar nga Prokuroria.

LEXO: “Lagjja e Trimave”, familjarët e të akuzuarve bllokohen të ndjekin seancën gjyqësore (FOTO+VIDEO)

LEXO: Rasti i Kumanovës, të akuzuarit zbardhin detaje të reja

LEXO:  Ja gjithçka që ndodhi gjatë gjykimit të rastit “Kumanova”

LEXO: Gjykimi “Lagjja e Trimave”, familjarët: Shpresojmë të mbisundojë drejtësia

LEXO: “Lagjja e Trimave”, famijarët: Skenarë i montuar (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button