Nikolla Gruevski bojkoton takimin me eurodeputetët

Treshja e Brukselit, Ivo Vajgl, Riçard Hovit dhe Edward Kukan thanë se nuk e dinë se kush do t’i pret në selinë e VMRO DPMNE-së, dhe aq më pak, nuk dihet as ora e saktë e mbajtjes së takimit.

Të tre, në një bisedë joformale, e kanë ndarë këtë informacion me një grup gazetarësh të cilët i kanë takuar në rrugë në afërsi të selisë së partisë në pushtet.

Në qarqet politike sot tashmë qarkullojnë spekulime se treshja do të pritet nga përfaqësues të rangut më të ulët në VMRO DPMNE, dhe jo nga presidenti i partisë Nikolla Gruevski.

Ndryshe sot treshja e Brukselit ka zhvilluar takimi të ndara, me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, atë të PDSH-së, Menduh Thaçin dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button