Thaçi: PDSH-ja nuk merr pjesë në zgjedhjet e 24 prillit

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me eurodeputetët në Shkup, tha se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në zgjedhje më 24 prill.

Ai e vlerësoi takimin me Treshen e Brukselit si shumë të rëndësishme dhe serioze.

“Është për të ardhur keq që edhe një herë konfirmohet skepticizmi im për tri partitë në qeveri se nuk janë mjaftueshëm serioze. Shumë shqiptarë mendojnë se ne bëjmë lëshime, por duhet të bëhen lëshime për të mirën e shtetit, tha Thaçi dhe shtoi se PDSH-ja do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces.

Ai e mbështet iniciativën për revokimin e vendimit për shpërndarjen e parlamentit dhe shpreson se vendimi i ri do të sillet me konsensus mes palëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button