S’ka paraburgim as për ish ministren e MPB-së, Gordana Jankullovska

Në gjykatën Penale në Shkup mbrëmë është marrë në pyetje ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Ajo u largua nga gjykata duke shmangur pyetjet e gazetarëve. Ndërkohë në gjykatë ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Ndaj të dyve nuk u shqiptua masa e paraburgimit, njofton TV21.

Jankullovska dhe Bozhinovski në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale janë ndër të dyshuarit për manipulime dhe keqpërdorime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë gjatë ditës së gjykatë u paraqitën edhe të dyshuarit e tjerë, mes të cilëve edhe Ismet Guri, i cili dyshohet për keqpërdorime zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Çairit. Gjykata Penale edhe ndaj tij nuk shqiptoi masën e paraburgimit, por vetëm masë të përkujdesjes.

Prokuroria Speciale pritet të deklarohet pasi që Gjykata edhe në rastin e Jankullovskës dhe rastin e Ismet Guri nuk shqiptoi masën e paraburgimit.

Prokuroria Speciale Publike siç njoftoi, ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës penale për ta refuzuar kërkesën e tyre që tetë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore në rastin “Titanik”– të paraburgosen.

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button