Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

Thuajse para dy muajve, bashkësia ndërkombëtare nëpërmes lehtësuesit belg, Piter Vanhojte ka paraqitur kërkesat e saj për atë se çfarë duhet të bëhet në sferën e mediumeve, njofton Portalb.

Në atë propozim që u prezantua përpara gazetarëve, propozohet që anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Auto dhe Audio-Vizuele, të zgjedhën me 2/3 e shumicës parlamentare pasi që do të paraqiten në konkurs publik. Ata duhet të jenë profesionistë dhe ekspertë, ndërkaq duhet të kenë mbështetje edhe nga organizatat nga sfera e mediumeve.

Anëtarët e zgjedhur do të duhej të kishin mandat prej 5 vjetëve me mundësi për rikandidim. Propozohet që drejtorin e Agjencisë ta emërojë Këshilli.

Në rast të shkeljes së rregullave nga ana e ndonjë mediumi, Këshilli do të fillojë dialog me mediumin, gjatë së cilës masa e parë do të jetë paralajmërimi, ndërkaq licenca do t’i merrej vetëm në rast të shkeljes rigoroze. Në mënyrë të ngjashme do të duhet të zgjedhen edhe anëtarët e Këshillit të RTVM-së, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare propozon që buxheti i Shërbimit Publik, të jetë 1% i buxhetit shtetëror, përcjellë Portalb.

Në lidhje me reklamat qeveritare, propozimi i Vanhojtes parasheh për porositë qeveritare të cilat janë në interes publik, Shërbimi Publik dhe mediumet komerciale të mos fitojnë kompensim parash, por të jenë pa pagesë.

Propozohet edhe zvogëlimi i tatimit për televizionet komerciale nga 18% në 5%.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, ditë më parë deri te nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos i ka paraqitur propozimet e saj përfundimtare për reformat në mediume, të njëjtat propozime, LSDM i ka refuzuar plotësisht duke i cilësuar si të papranueshme, transmeton Portalb.

VMRO-DPMNE propozon ligj për reklama dhe formë të kombinuar për funksionimin e RTVM-së, sipas modelit slloveno-gjermano-belg.

Në lidhje me financimin e RTVM-së, partia në pushtet propozon që të bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë që të financohet nëpërmjet buxhetit, ndërkaq e dyta nëpërmjet taksës radiodifuzive.

Gjithashtu, VMRO-DPMNE, ka propozuar që Këshilli i RTVM-së të ngelet i njëjtë, ndërkaq 100 ditë përpara zgjedhjeve, programin informativ ta udhëheqin dy redaktorë, njëri nga pushteti dhe tjetri nga opozita, transmeton Portalb.

Nga partia në pushtet propozojnë që Këshilli i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuele, të jetë i përbërë nga 7 anëtarë, nga ato, nga dy anëtarë t’i propozojë SHGM dhe AGM, nga të cilët njëri të jetë nga televizionet kombëtare. Sipas propozimit të pushtetit, nga një anëtar do të duhet të propozojnë edhe nga Akademia Ndëruniversitare,  ASHAM dhe Oda e Avokatëve.

Gjithashtu, VMRO-DPMNE, ka propozuar edhe zvogëlimin e dënimeve për mediumet, ndërkaq kërkon që të gjitha mediumet në Maqedoni të regjistrohen si ndërmarrje. /Portalb

Lexo: VMRO-DPMNE propozon që RTVM-në ta udhëheqin dy redaktorë, një nga pozita dhe një nga opozita

Lexo: VMRO-DPMNE me propozime të reja për çështjen e listës së votuesve dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button