VMRO-DPMNE me propozime të reja për çështjen e listës së votuesve dhe mediave

Përfaqësuesit e partive politike më të mëdha në Maqedoni, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, bashkërisht me ndërmjetësuesin belg Piter Vanhautte, në Klubin e deputetëve në Shkup mbrëmë diskutuan për rregullimin e mediave dhe për metodologjinë e pastrimit të listës së votuesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç edhe ishte paraparë, me kërkesë të opozitës maqedonase, LSDM-së, paralelisht u diskutuan të dy çështjet. Ndërmjetësuesi Vanhautte tha se partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka sugjeruar disa propozime si përgjigje ndaj propozimeve që më herët sugjeroi LSDM-ja.

“VMRO-DPMNE sugjoroi disa propozime të reja në tavolinë, të cilat iu prezantuan partive tjera. Bisedimet do të vazhdojnë ditën e nesërme, ku dhe do të diskutojmë nëse ka ndonjë përparim apo për atë që do të ndodhë në të ardhmen”, tha Vanhautte.

Në pyetjen se si partitë tjera reagojnë ndaj propozimit të VMRO-DPMNE-së, Vanhautte u përgjigj se situata është mjaft kritike.

Për metodologjinë e pastrimit të listave të votuesve partitë në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI, më herët deklaruan se do të pranojnë çdo propozim që vjen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Ndërsa në lidhje me rregullimin e mediave, VMRO-DPMNE njoftoi se do të pranojë çdo model të mediave si çdo shtet anëtarë i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button