Prokuroria publike zgjeron hetimin për vrasjen e Leart Ademit

Pas informacionit nga Ministria e punëve të brendshme se në stacionin policor janë dorëzuar dy persona, prej të cilëve njëri i mitur, që u paraqitën si kryerës të veprës penale, prokurori publik përkatës nga Prokuroria publike themelore- Shkup dha urdhër për konfirmim, raporton Portalb.

Për shkak rastit të ndërlikuar, kohës kur ka ndodhur vepra penale- orët e vona, por edhe pas hetimeve të mëparshme ku i lënduar ka njohur një person tjetër për kryerjen e veprës penale, tashmë për këtë person është dhënë masa përkatëse- paraburgim. Prokuroria publike themelore ka marr masa urgjente për zbardhjen e rastit.

“Duke vlerësuar se është përmbushur baza ligjore, me qëllim kryerjen pa pengesa të procedurës, prokurori përkatës ka dorëzuar Propozim për caktimin e masës paraburgim për personin, i cili është njëri ndër të denoncuarit e rinj. Në pajtim me faktet e verifikuara të lëndës, për të dyshuarin- i moshës madhore, është sjell Urdhër për realizimin e procedurës hetuese për veprën e kryer penale Vrasje nga Kodi penal. Për të miturin, i cili gjithashtu ngarkohet për veprën penale Vrasje, por edhe për lëndime trupore është ngre procedurë para Gjykatës për të mitur, ku është ngre kërkesë për caktimin e masës paraburgim. Gjykatësi ka sjell vendim me çka të dyshuarit të mitur i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve. Deri te gjykatësi përkatës është dorëzuar propozimi për shfuqizimin e masës paraburgim për të dyshuarin e mëparshëm dhe ndryshim më masë më të butë për sigurim”, thuhet në kumtesën Prokurorisë publike themelore.

Procedura e prokurorisë vazhdon me marrjen e masave me qëllim verifikimin e fakteve të lëndës./Portalb

LEXO: MPB për Portalb: Dy persona janë thirrur për bisedë në lidhje me vrasjen e Leart Ademit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button