MPB për Portalb: Dy persona janë thirrur për bisedë në lidhje me vrasjen e Leart Ademit

Zëdhënësja e SPB-Shkup, Liza Bendevska për Portalb konfirmoi se policia i ka thirrur për bisedë dy persona, të dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit nga Çairi, Leart Ademi.

“Dy persona policia i ka thirrur për bisedë, për rastin e vrasjes së 19 vjeçarit nga Shkupi L.A. Ende po bisedohet me të dyshuarit, gjatë ditës, ose më së vonëti nesër, MPB do të del me të dhëna konkrete”, tha për Portalb, zëdhënësja e SPB-Shkup, Liza Bendevska.

Përndryshe, sot gazeta Koha, ka shkruar se i dyshuari paraprak A.A. nuk është vrasësi i Leartit, pasi që, sipas burimeve të gazetës, dy të rinj nga Shkupi N.D. dhe E.S. e kanë pranuar sulmin vdekjeprurës ndaj Leartit si dhe plagosjen e shokut të tij Edis Fakiq.

Sipas Koha-s, A.A gjatë marrjes në pyetje në polici, disa herë ka mohuar se ai është personi i cili e ka sulmuar Leartin, ndërkaq sipas burimeve të njëjta, në polici informojnë se “mosmarrëveshja” gjatë hetimeve ka ndodhur pasi njëri nga të dorëzuarit e sotëm, ka ngjashmëri të madhe fizike me A. A., i arrestuar një ditë pas vrasjes së Leartit.

Përndryshe, Leart Ademi iu nënshtrua plagëve të marra nga një thikë, të shtunën e kaluar, kur dy persona e kishin goditur tre herë – dy në gjoks dhe një në stomak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button