USHT me probleme të vjetra, i “ngriu” studentët

Studentët që ndjekin ligjëratat në studimet e disperzuara të USHT-së, në Shkup, janë duke u ballafaquar me problemin e mungesës së ngrohjes në objektin shkollor fillor “Kongresi i Manastirit”, në Shkup.

Ata thonë që kjo nuk është hera e parë që ata nuk kan ngrohje dhe që ligjëratat i mbajnë në të ftohtë.

“Edhe në objektin e vjetër kur ishim, aty te De Koka, nuk kishim ngrohje. Gjitha ligjëratat në kohërat me të ftohta ne i mbanim pa ngrohje. Në ligjërata hynim me kapele e me doreza sepse bënte shumë ftohtë, tash edhe këtu nuk kemi ngrohje”, tha A.T., student.

Studentët thonë se pa u plotësuar kushtet minimale për zhvillimin e mësimit, i njëjti rënd që mund të realizohet.

“Tani është java e kollokfiumeve, nuk mundemi as të përqendrohemi nga i ftohti. Edhe profesorët nuk mund të durojnë dhe na thonë që sa më shpejtë të përfundojmë së shkruari. Është tmerr. Nuk i kemi fajet ne se pse nuk ka ngrohje, kurse më të dëmtuarit në fund të fundit dalim ne. Sepse profesorët edhe na lëshojnë të shkojmë në shtëpi, kurse mungesa e ligjëratave ndikon në suksesin tonë”, tha R.G., student.

Në ish objektin e USHT-se na sollën ngrohëse me rrymë, kjo ishe zgjidhja. Kurse këtu të shohim se çfarë do të na sjellin. Kështu është kur nuk kemi objekt tonin, por sillemi si të pa strehë, tek ata që nga pranojnë nën çati të përbashkët të mësojmë, që në këtë rast janë nxënësit e shkollës fillore. Thonë se duan të themelojnë Universitet të ri, kurse s’kanë kapacitet të na sistemojnë neve që jemi studime të disperzuara. Turp!”, thonë studentët.

Koordinatori i Studimeve të Disperzuara në Shkup, profesori Fatih Iseni thoi për Portalb, se mungesa e ngrohjes është rezultat i ç’kyçjes nga ngrohja personale e shkollës “Kongresi i Manastirit”, dhe lidhja me Ngrohjen Qendrore të Qytetit të Shkupit.

“Është e vërtetë që nuk ka ngrohje, por kjo vjen si pasojë se jemi kyçur nga ngrohja personale e shkollës fillore, dhe jemi duke e bë lidhjen me Ngrohjen Qendrore të Qytetit të Shkupit. Shpresojmë që sa më shpejtë do të zgjidhet ky problem dhe që ngrohja të lëshohet në hapësirën ku jemi ne”, thotë për Portalb, Iseni.

LEXO MË SHUMË:

Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

Objekti i ri i USHT-së, një zgjidhje afatgjate?

Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button