Bujar Osmani: Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së

Çfarë fituan shqiptarët nga marrëveshja e 15 korrikut?
I pyetur nga Portalb, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sqaron se marrëveshja e mbrëmshme kishte të bëjë vetëm ne nenin 6 të marrëveshjes së 2 qershorit të arritur mes liderëve të Maqedonisë me ndërmjetësim të Komisarit Han. Gjegjësisht, me pjesën më problematike se cila Qeveri do ti organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Me gjetjen e zgjedhjes për Qeverinë që do ti organizojë zgjedhjet, shqiptarët përfitojnë nga rikthimi i stabilitetit politik dhe ekonomik. Me zgjidhjen e krizës ekonomike hapet rruga drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. “ shprehet Osmani.

Ai thotë se nuk janë prekur ministritë që udhëhiqen nga shqiptarët,  ndërsa  tani edhe BDI do të ketë rol në zgjedhjen e ministrit të brendshëm.

“Duhet të kihet parasysh se me marrëveshjen e 2 qershorit përfshihen më shumë pika që partitë dhe qeveria e re përmes reformave do ti plotësojnë mes të cilave edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit” thotë për Portalb, Bujar Osmani.

Në pyetjen se ku dhe kur konkretisht do të përfshihen kërkesat e BDI-së si kërkesa të shqiptarëve, Osmani tha se kërkesat e kësaj partie do të jenë pjesë e reformave që do të ndërmerren në periudhën në vazhdim si pjesë e reformave që zbaton Qeveria e re teknike, të rekomanduara nga raporti i Pribe-s.

“Kur të kthehet edhe LSDM në Parlament do të fillojmë me reforma dhe atje do ti parashtrojmë dhe kërkesat tona: ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion, politikat gjuhësore, ndarja e dretjë e buxhetit e tjera.. ” tha Osmani. LEXO: BDI zbulon çfarë po bisedohet në negociatat ndërpartike

LEXO: Taravari: Na u lidh pakti pozitë-opozitë maqedonase
LEXO: RDK: Mos-implementimi i marrëveshjes mund të shkaktojë krizë më të thellë
LEXO: BESA: Me marrëveshjen e mbrëmshme u zyrtarizua sërish koalicioni anti-shiptar VMRO-BDI-PDSH
LEXO: PPD: Përshëndesim marrëveshjen, pyesim partitë shqiptare cili ishte roli i tyre?!

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shqipetaret me marveshtjen e ohrit dhe 15 korikut fituan nji bole dashi
    Te keni turp qe thoni perfituan asnji gje skan perfituar
    Titulli do ishte me i denje ti bini shkurt cfar perfituan politikanet e te dy kraheve

Back to top button