Nën moton “Ngjyrat e pavarësisë” sot në Shkup mbahet program kulturor-artistik dhe zbavitës (VIDEO)

Maqedonia e Veriut sot shënon 28 vjet nga pavarësia. Me këtë rast tradicionalisht në Kuvend do të dorëzohen çmimet “8 Shtatori” , ndërsa në Parkun e qytetit mbahet manifestim në organizim të Qeverisë.

Nën moton “Ngjyrat e pavarësisë” në manifestin te Guaca në Parkun e Qytetit fjalim mbajti kryeministri Zoran Zaev, ndërsa ka dhe program kulturor-artistik dhe program zbavitëse. Marrin pjesë grupi “Aj kju”, Violeta Tomovska, Elita Ziberi dhe dixhej Dragan B.Kostiq.

Qytetarët shijojnë ushqimin tradicional,  marrin pjesë në aktivitete sportive dhe shohin ekspozitën e përgatitur nga fëmijë nga shtëpitë e grupeve të vogla. Në një pikë të veçantë të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët masin tensionin e gjakut dhe të bëjnë ekzaminim të syve. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës zhvillojnë ushtrime demonstruese.

Qeveria u bëri thirrje qytetarëve të gjithë së bashku në Parkun e Qytetit të festojnë 28 vjetorin e pavarësisë.

Shënimi i 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë filloi me vendosje lule në varrezat e partizanëve në Butel dhe në varret e ish-presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button