Pas pesë orësh pyetje, Stefanova nuk zbuloi detaje për deklaratën në prokurori

Prokurorja e Prokurorisë speciale publike, Lile Stefanova, sot, duke dalë nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP-NKOK), pas pesë orësh pyetje, nuk zbuloi detaje për deklaratën e saj para kolegëve për çështjen “Reket”, transmeton Meta.mk.

Për shkak të çështjes “Reket”, në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec, ndërsa gazeta italiane “La Verita” është duke publikuar incizime të dhënies dhe pranimit të parave dhe bisedave telefonike midis Orce Kamçevit dhe Boki 13, si dhe kreut të PSP-së, Katica Janeva. Në një bisedë, Janeva thotë se “Lile nuk mund të bëjë asgjë pa mua”.

Stefanova nuk zbuloi detaje për atë që ka thënë sot dhe shtoi gjithçka që kishte mund t’i thoshte publikut ishte përfshirë në deklaratën që ajo bëri javën e kaluar përmes një komunikate të postuar në ueb-faqen e PSP-së.

Ajo në atë komunikatë shpjegoi se për çështjen “Perandoria”, çështje të cilën e udhëheq ajo,  ishin marrë vendime pa dijeninë e saj, e ku i dyshuar është Orce Kamçev.

“Jam plotësisht e vetëdijshme për interesin e madh të publikut për çështjen “Reket” dhe të gjitha pikat e përbashkëta me rastin “Perandoria”, ku i dyshuari i parë është dëshmitar në “Reket”. Gjithçka që mund të ndaja e ndava në komunikatën e të premtes. Sot, nga ora 9 e mëngjesit e deri më tani, kam dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitares dhe gjithçka që di e kam paraqitur në prokurori. Duke pasur parasysh statusin tim si dëshmitare dhe fshehtësinë e hetimit, nuk mund të bëj ndonjë deklaratë tjetër përveç asaj  që tashmë e kam ndarë”, tha Stefanova.

Stefanova është prokurorja e dytë nga PSP-ja e cila jep deklaratë në lidhje me “Reket”. Dje u mor në pyetje prokurorja Elizabeta Josifovska.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button