Prokurorja Josifovska sot dëshmoi për rastin “Reket”

Prokurorja, Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurorinë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin “Reket”, njofton Fokus.

Prokurorja Speciale Publike, Elizabeta Josifovska para disa dite në publik deklaroi se ajo e kishte nënshkruar mendimin pozitiv për që ti kthehet pasaporta të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, por se këtë veprim e kishte bërë me urdhër të Katica Janevës.

Josifovska thotë se mendimi për pasaportën e Kamçevit ishte vendim i Janevës dhe se si zëvendëse e saj, ajo ishte e detyruar ta firmosë.

“Është vendim i saj i marrë me urdhër të sa, unë e kam nënshkruar atë teknikisht në emrin e saj, ne si ndihmës të prokurores Special nuk mund t’i ndryshojmë vendimet e saj,” tha Josifovska.

Pas Josifovskës, gjatë ditës së nesërme pritet të dëshmoj edhe prokurorja, Lile Stefanova

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button