Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte do të mbajë seancë të jashtëzkonshme për rastin e aksidentit tragjik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sonte në orën 22 e 30 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me rastin e aksidentit që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev gjatë ditës së nesërme do t’i vizitojë të lënduarit që ndodhen në spital.

Ndërkaq kryeministri i vendit, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime drejt familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë.Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre.Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetë në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)

LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo (VIDEO)

LEXO: Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

LEXO: Haradinaj: I tronditur nga aksidenti, ngushëllime për familjet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button