Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror, Maqedonia është ranguar në vendin e 84 nga 140 shtete

Në raportin e vitit 2018 të Forumit Ekonomik Botëror, Maqedonia është ranguar në vendin e 84 nga 140 shtete të kyçura në Indeksin Global të Konkurruenshmërrisë. Ajo që është shqetësuese në shtyllën e parë ku janë Institucionet, Maqedonia është e ranguar në vendin e 85-të, gjë që tregon se biznesi has në vështirësi institucionale në funksionimin e tij. Gjithashtu, edhe në shtyllën e dytë – Infrastruktura, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për një ekonomi të shëndoshë, vendi ynë rangohet në vendin e 80, njofton Portalb.mk. Raportin e prezantoi sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cila këtë vit paraqitet në rolin e partnerit institucional të Forumit Ekonomik Botëror.

Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm për ekonomitë është edhe Arsimi dhe kualifikimi cilësor i fuqisë punëtore në të cilën RM-ja është ranguar në vendin e 81, ndërsa në nën-shtyllat që vlerësojnë cilësinë e arsimit profesional është në vendin e 130-të, gjë që përsëri dëshmon që në vendin tonë nuk kemi fuqi punëtore adekuate, gjegjësisht fuqi punëtore që i përshtatet kërkesave të tregut.

Sistemi financiar sipas këtij raporti, tregon që R.M-ja është e ranguar në vendin e 80-të, kurse përkrahje e lokomotivës së ekonomisë, gjegjësisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me kredi është ranguar në vendin 114, tregues që e vërteton pamundësinë në qasjen e financave për NVM.

Ndërsa, notë apo rezultat pozitiv sipas këtij raporti, ka në nën-shtyllën e katërt – inflacioni, gjegjësisht mirëmbajtjen e normës pozitive të inflacionit, ku Maqedonia e ndan vendin e parë me 74 shtete të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button