Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

1 Tetor 2018; 13:50 – Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, sipas rezultatit të 100 për qind të votave të numëruara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjithsej kanë votuar 666.743 votues apo 36.91 për qind prej numrit të përgjithshëm të votuesve, prej tyre 609.813 apo 91.46 për qind janë përgjigjur “PËR”, ndërsa 37.700  apo 5,65% janë përgjigjur “KUNDËR”, transmeton Portalb.mk.


***************************************************************

00:03 – Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, sipas rezultatit të 97 për qind të votave të numëruara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor 598.910 apo 91.38 për qind kanë votuar “PËR”, ndërsa 36.838 apo 5,62% kanë votuar “KUNDËR”, transmeton Portalb.mk.

21:00 – Sipas rezultatit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të numëruar deri në orën 20 e 50, 182.614 votues apo 90.85 për qind janë përgjigjur se janë “PËR” anëtarësim në NATO dhe BE, ndërsa 12.361 apo 6.15 për qind votues janë përgjigjur “KUNDËR”, transmeton Portalb.mk.

Vendvotime të procesuara deri në orën 20 e 50 (pa ZRD): 38,46% / 1.351 prej 3.513 .

LEXO: Sa vota nevojiten që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm? (INFOGRAFIK)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP