Nesër mbahet referendumi, Maqedonia edhe sot në heshtje

Fushata për referendumin e 30-shtatorit ka mbaruar të enjten para mesnate, ndërsa dje dhe sot Maqedonia është në heshtje parazgjedhore, njofton Portalb.mk.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njoftoi se fushata “qëndrimi yt, e drejta jote” e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si fushatë e interesit publik nuk bën pjesë në propagandën e referendumit dhe mund të transmetohet edhe të shtunën, edhe të dielën edhe pse do të jetë heshtje zgjedhore.

Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas ligjit, gjatë “heshtjes zgjedhore”, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e “heshtjes zgjedhore” konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore.

Sot votojnë të sëmurit, të burgosurit dhe diaspora e Maqedonisë

Sot, më 29 shtator, për referendumin e 30-shtatorit, në Maqedoni do të votojnë personat e sëmurë, të rënduar, të burgosur dhe në burg shtëpiak të cilët janë shtetas të Maqedonisë. Sot do të votojë edhe diaspora e Maqedonisë në përfaqësitë konsullore në: Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

LEXO: Referendumi i 30-shtatorit, sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit
LEXO: Referendumi, sot votojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

Anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e këshillave zgjedhorë kanë votuar më 26-shtator, pasi që do të marrin pjesë në votimin e diasporës për referendumin e 30-shtatorit.

LEXO: Për referendumin do të angazhohen 6 mijë policë, nuk është paralajmëruar protestë

Letërnjoftime me procedurë të përshpejtuar

Gjatë vikendit, letërnjoftimet do të jepen me procedurë të shpejtë për shkak të referendumit i cili do të mbahet të dielën. Nga MPB kumtojnë se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve pas zbatimit të procedurës ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha sektorët rajonale.

LEXO: Për shkak referendumit, MPB do të japë letërnjoftime me procedurë të shpejtë

Të paraqiten parregullsitë

Adresa elektronike e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ([email protected]) është e hapur, dhe ftohen qytetarët, partitë, dhe organizatat joqeveritare, institucionet vendore dhe të jashtme, dhe të gjithë që vlerësojnë se ka parregullsi në organizimin dhe mbarëvajtjen e votimit, të paraqiten që të mund prokuroria të ndërmarrë masa.

LEXO: Deralla për referendumin: Vëzhguesit të jenë neutral, të paanshëm dhe objektiv (VIDEO)

Edhe kryetari i Qendrës për Liri “CIVIL”, Xhabir Deralla ka njoftuar qytetarët se parregullsitë mund të denoncohen te ata, qoftë nëpërmjet adresës elektronike: KËTU, por edhe drejtpërdrejtë në Qendrën Press-Analitike në Hotel Park

Deri më tash, një parti politike ka dorëzuar padi në Prokurori për “blerje votash”.

Referendumi do të mbahet nesër, e diel, më 30 shtator, dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Kujdes! Nëse i bëni këto veprime gjatë votimit në referendum, do të dënoheni me burg ose me para

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button