Referendumi, një parti politike ka dorëzuar padi në Prokurori për “blerje votash” (VIDEO)

Vetëm një paraqitje është dorëzuar deri më tani në Komisionin e përkohshëm të Prokurorisë për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit të 30-të shtatorit, konfirmoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit, Xhelal Bajrami, njofton Portalb.mk.

“Deri më tani ka vetëm një paraqitje në Prokurorinë Themelore të Qytetit të Shkupit, lënda që është paraqitur është dërguar në kompetencë vendore në Prokurorinë e Kumanovës. Është një rast i paraqitur nga ana e një partie politike, po punohet në rastin të shohim se çfarë do të del nga e njëjta”, tha Bajrami.

Edhe pse Bajrami nuk tregoi se cila parti politike ka dorëzuar paraqitje dhe për çfarë rasti bëhet fjalë, në opinion është i njohur rasti kur VMRO-DPMNE e ka paraqitur kryeministrin Zoran Zaev, i cili në një tribunë ka thënë se biznesmenët duhet që ta zgjidhin qesen dhe t’i shpërblejnë të punësuarit.

Bajrami nuk komentoi as për deklarimet e partisë pro-ruse “Maqedonia e Bashkuar” se ekziston dëshmi nga një dëshmitar i mbrojtur se pas referendumit po përgatitet arrestimi i liderit të saj Janko Baçev. Për përgjigje ndaj këtyre deklarimeve, Bajrami u tha gazetarëve që të drejtohen te shërbimet e Prokurorisë.

Prokuroria me përforcime në ditën e referendumit, nëse shihni parregullsi këtu mund t’i paraqitni (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button