VMRO-DPMNE dorëzoi padi penale në Prokurori kundër kryeministrit Zoran Zaev

Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE sot te Prokuroria Publike ka dorëzuar padi penale kundër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për blerje para referendumit të 30 shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i partisë, para Prokurorisë tha se me padinë penale kanë dorëzuar edhe video material.

“Në video dëgjohet se si Zoran Zaev publikisht fton për blerje votash, dëgjohet duke thënë se e njeh një biznesmen, gjegjësisht pronarin e ‘Minstroj’ ku i ka premtuar se do t’i shpërblejë punëtorët nëse dalin dhe votojnë në referendum. Qëllimi jonë është të dëshmojmë se askush nuk është mbi ligjin, e as Zoran Zaev”,  tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button