Dimitrov – Dankan: NATO dhe BE, me referendum dhe reforma të suksesshme (FOTO)

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian mundësohet me rezultat të suksesshëm të referendumit dhe me reforma që priten të realizohen nga institucionet në periudhën në vijim. Kështu u vlerësua sot në takimin ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrin për Evropë dhe Amerikë, Ser Alan Dankan, njofton Portalb.mk.

“Ministri britanik, Dankan ka përshëndetur përparimin në reformat për afrim të Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, veçanërisht duke theksuar shembullin që shpreh shteti ynë në ndërtimin e raporteve fqinjësore në rajon, nëpërmjet tejkalimit të çështjeve me fqinjët, duke arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Dankan ka vlerësuar lartë rëndësinë e rezultatit të referendumit të 30-shtatorit, si dhe rëndësinë e arritjes së rezultateve më të dukshme në reformat e vendit në periudhën që vijon, në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov ka shprehur falënderime për ndihmën e qartë dhe të vazhdueshme të Britanisë së Madhe në raport me aspiratat evropiane dhe evro-atlantike, duke theksuar rëndësinë e Samitit të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në korrik në Londër.

“Rritja e dinamikës së raporteve bilaterale ndërmjet dy shteteve kohës së fundit, paraqet shtytje për vendin tonë që të vazhdojmë në rrugën e drejtë”, ka thënë Dimitrov.

Në takim janë shkëmbyer qëndrime për ngjarjet aktuale të Maqedonisë – prioritet i integrimit në BE dhe NATO, bashkëpunimit rajonal, angazhimit britanik në kuadër të procesit të Berlinit, negociatat me BE-në dhe Brexit, si dhe aktivitetet e lidhura me realizimin e suksesshëm të referendumit të 30-shtatorit.

Dimitrov – Dankan

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button