Apeli pa vendim për ankesën, anulohet seanca gjyqësore e “Target – Fortesa”

Seanca e sotme e lëndës “Target – Fortesa” e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është anuluar për më 8 tetor, njofton Portalb.mk.

Gjykimi është anuluar për shkak se nuk është fituar vendimi nga Gjykata e Apelit pas ankesës për gjykim në mungesë të ish pjesëtarit të Drejtorisë së Pestë të Ministrisë për Punët të Brendshme (MPB), Goran Grujoski në rastin “Thesari”, dhe bashkim të procedures me rastin e ish ministres së MPB-së, Gordana Jankullovska.

Gjykatësja, Xheneta Bektoviq ka deklaruar se gjykimi do të nis nga fillimi me diskutim kryesor për shkak të ndryshimit të Këshillit Gjyqësor.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Në seancën paraprake të pandehurit Toni Jakimovski, Sasho Mijalkov, Nadica Nikoliq, Vladimir Varelov, Marjan Shumulikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakoski dhe Valentina Simonovska u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat ngarkohen.

Në fjalimin hyrës prokurorja Lençe Ristovska tha se PSP-ja siguroi një numër të madh të materialeve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve të cilët e zgjedhin dilemën se kush, në çfarë mënyre me cilat mjete dhe motive e kishte realizuar përgjimin joligjor. Do të vërtetojnë se është bërë vepër penale shoqërim kriminal dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliq formuan një shoqatë kriminele për përgjim të paligjshëm, të cilët më vonë u bashkuan edhe të pandehurit Silvana Zlatkova, Vlladimir Varelov, Vasil Isakoski dhe Marjan Shumulikovski, si dhe dëshmitarët Vllatko Georgievski, Marjan Jankulovski dhe Zvonko Kostovski. Kostovski ia ka dorëzuar shënimet Gjorgji Lazarevskit, i cili, megjithatë, ia ka dorëzuar Zoran Verushevskit, ndërsa ai Zoran Zaevit, i cili më vonë ia ka dorëzuar PSP-së.

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.

Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DZK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore ishin përgjuar 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk është dhënë urdhër gjyqësor. Komunikimi ishte përgjuar para se të jepeshin dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të vendimeve gjyqësore të 1.451 numrave ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Sasho Mijallkov dhe Goran Grujevski, së bashku me Gordana Jakulloskën dhe Nikolla Boshkovskin ngarkohen edhe për shkatërrim të sistemit për përgjim në MPB dhe pajisjeve intermediare të operatorëve në vlerë prej 1.418.879 eurove, ndërsa Valentina Simonovska për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button