Zaev: Maqedonia e përkrah zgjidhjen pozitive të dialogut Kosovë – Serbi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për media me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u mbajt sot në Shkup, ka shprehur përkrahje për zgjedhje pozitive në dialogun Kosovë – Serbi, njofton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë e përkrah dialogun Kosovë – Serbi, përparimi në atë drejtim e konsiderojmë si vendimtar për stabilitet dhe zhvillim të bashkëpunimin ndërshtetëror. Maqedonia e përkrah zgjidhjen pozitive të Kosovës, zgjidhje e cila do ta përkrah gjendjen dhe mirëqenien edhe të shqiptarëve, dhe të serbëve në Kosovë. Vendim i cili do ta forcojë qetësinë, stabilitetin, prosperitetin e Kosovës, e Serbisë, dhe tërë rajonit”, tha Zaev.

Duke folur më tej për raportet ndërshtetërore në Ballkan dhe për rëndësinë e të paturit qetësi, zhvillim përmbajtësor, bashkëpunim rajonal dhe anëtarësimi rajonal në NATO dhe BE, kryeministri Zaev vlerësoi se: “Është shumë e rëndësishme që liderët ballkanik të jenë të bashkuar”.

LEXO: Zaev: E pranoj debatin, nëse Mickoski është kundër bojkotimit të referendumit

http://portalb.mk/554942-presidenti-i-kosoves-thaci-i-ftoj-qytetaret-e-maqedonise-te-votojne-per-ne-referendum-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button