Edhe sot të akuzuarit e rastit “Titanik” shpëtuan nga gjykimi

Për shkak sëmundjes së të akuzuarit, Martin Protugjer, është shtyrë seanca e sotme e rastit “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike për më 24 shtator, transmeton Portalb.mk.

Avokati i Protugjerit, Donço Nakov, në gjykatë dorëzoi dokumentacion mjekësor dhe shpjegoi se i akuzuari mbrëmë në orën 02:00 është dërguar në Qendrën Urgjente.

Prokurorja, Lile Stefanovska tha se me vërtetim të mjekut dëshmohet pengesa e të akuzuarit që të vijë në seancë, dhe vërtetimi është për shtatë ditë.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit tjerë.

Ndryshe, në rastin “Titanik”  akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button