Kocijançiq: Votimi i qytetarëve në referendum të bëhet pa ndërhyrje nga jashtë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq sot nga Brukseli ka deklaruar se nga Maqedonia pret që votimi i qytetarëve në referendum të bëhet pa ndërhyrje nga jashtë shtetit, njofton Portalb.mk.

“BE-ja e ka përkrahur marrëveshjen e emrit, tash duhet të ndërmerren edhe hapa të tjerë që marrëveshja të jetë definitive. Referendumi është momenti ku populli mund të shfrytëzojë të drejtën demokratike, ky është moment i rëndësishëm për ata, që të vendosin për ardhmërinë e shtetit, dhe duhet të ju mundësohet, që ta bëjnë pa ndërhyrje nga jashtë”, tha Kocijançiq.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, se KE-ja i ndihmon Maqedonisë që të luftojë lajmet e rreme nga faktorët e jashtëm për ndërhyrje në fushatë, Kocijançiq njoftoi se shërbimet evropiane i shpërndajnë praktikat më të mira në këtë fushë.

Kocijançiq ka bërë të ditur se organizimi i referendumit është në duart e Maqedonisë, si shtet i pavarur.

Referendumit do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button