Koxias: Gruevski ka aktruar se nuk dëshiron zgjidhje për emrin

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka aktruar se dëshiron zgjidhje për kontestin e emrit, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias duke reaguar në informatat që i publikoi Uikiliks se autoritetet e Maqedonisë që në vitin 2008 kanë pranuar ndryshim të emrit, transmeton Portalb.mk.

“Është e ditur se Gruevski nuk donte asnjë zgjidhje për kontestin e emrit.  Ai tallej me lojtarët ndërkombëtarë, bëhej sikur ishte i detyruar për kompromis. Askush nuk i besonte, përveç nëse e kujtojmë zotin Micotakis”, tha Koxias.

Për analizën e  Uikilikis u shpreh edhe Micotakis që e quajti tragjike.

“Sot nga Uikiliks kuptojmë se Shkupi në vitin 2008 ka kërkuar që shteti të riemërtohet në ‘Maqedonia Veriore’, ndërsa njerëzit e tij të quhen ‘maqedonas’, të cilët gjoja flasin ‘gjuhën maqedonase’.  Kjo në mënyrë më tragjike e konfirmon atë që me muaj po e them – se kryeministri Cipras, ministri i Mbrojtjes Kamenos, dhe Koxias dëshirojnë ta prezantojnë këtë marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme për Greqinë si sukses, që i plotëson kërkesat e Shkupit”, deklaroi Micotakis.

Ai përsëriti se Demokracia e Re nuk do të votojë për ratifikim të marrëveshjes në Parlamentin grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button