Filmi me ofendime ndaj UÇK-së, reagime të shumta në opinion (VIDEO)

Filmi “Mocking of Christ”, financuar nga Agjencia e Filmit në vitin 2015 u cilësua si skandaloz pasi që përmban ofendime dhe të pavërteta ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Reagoi Ministria e Kulturës dhe SHVL UÇK-ja, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Ademi: Do të inspektohet se a është respektuar norma ligjore në filmin “Mocking of Christ (VIDEO)

Sekuenca të filmit “Mocking of Christ” mund të gjeni në videon më poshtë.

Filmin “Mocking of Christ”, Ministria e Kulturës e cilësoi si tendencioz, dhe duke folur edhe në emrin e Agjencisë së Filmit, premtoi se është hera e fundit që paratë e qytetarëve do të shkojnë për filma që i ofendojnë ata.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi

“Është në përgatitje e sipër një vendim ligjor që do të pengojë keqpërdorimet e tilla dhe do të kërkojë llogari e do të ketë kontroll mbi financimin, dhe çfarë është më e rëndësishme mbi temat, idetë dhe mesazhet që i përcjellin këto krijime/filma. Ministria dhe Agjencia e Filmit potencojnë se kjo është hera e fundit që me paratë e qytetarëve do të xhirohen filma të cilët ofendojnë këta qytetarë. Këto lojëra tendencioze me historinë, ngjarjet që dëmtojnë bashkëjetesën dhe jetën e qytetarëve – financuesit e këtyre veprave, nuk do të gjejnë më mbështetje”, thanë nga MK-ja.

Nga Ministria e Kulturës njoftuan gjithashtu se Agjecia e Filmit e Maqedonisë ka nisur një sërë procedurash për të hetuar mënyrën e financimit të filmave gjatë garniturës paraprake, BDI -VMRO.

“Për fat të keq, viteve të fundit jemi dëshmitarë të keqpërdorimeve të ndryshme financiare dhe ideologjike, ndërsa paratë për filmin, për të cilin duket qartë se provokon kontraverisone është i financuar në vitin 2015. Agjencia e filmit ka filluar tashmë një numër të madh procedurash për projektet e financuara në të kaluarën, duhet të jepet llogari për fondet e shpenzuara nga buxheti RM”, thuhet në reagimin e MK-së dhe AF-së.

Përndryshe, gjuha e urrejtjes dënohet edhe me Kodin Penal.

LEXO: Kush duhet ta sheh filmin?

Nga ana tjetër, reagime të shumta pati për filmin në rrjete sociale, nga artistë por edhe potilikan. Sot nëpërmjet një kumtese të dërguar në media, Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL UÇK) ka kërkuar nga skenaristët e filmit “Mocking of Christ” që të tregojnë fakte për atë çfarë kanë përfshirë në film.

Fazli Veliu, SHVL UÇK
Fazli Veliu, SHVL UÇK

Sipas SHVL UÇK-së filmi nuk korrespondon me bashkëjetesën dhe nxit urrejtje ndëretnike.

“Asnjëherë, as në front e as në paqe nuk kemi pasur ndonjë rast që luftëtarët e lirisë dhe të paqes, të kenë bërë ndonjë veprim të tillë, sado të vogël ndaj qytetarëve të vendit, siç shfaqen në këtë film; përkundrazi, ata dhe ato e kanë ndihmuar popullatën për t’u strehuar, në momentet më të vështira kur janë zhvilluar betejat, mandej për qytetarët e të gjitha moshave, UÇK-isët kanë pasur një kujdes të veçantë, duke i ushqyer, veshëmbathur dhe përcjelli deri në lagjet dhe shtëpitë e tyre. Le të na japin vetëm një fakt të ngjashëm, këta skenaristë të çoroditur, nga e kanë marrë “motivim” për të bërë një film, i cili nuk ka të bëjë as me etikën njerëzore, as me mënyrën e bashkëjetesës, as me mirëqenien, por nxisin masat për urrejtjen, hakmarrjen, largimin nga viset e të parëve tanë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e SHVL UÇK-së.

Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button