Avokatët sot e kanë lënë vetëm në seancë ish-ministren Jankullovska

Avokatët Sanja Aleksiq dhe Boro Tasevski sot e kanë lënë vetëm ish-ministren e Punëve të Brendshme në seancën e rastit “Tank” dhe për këtë gjë gjykatësja Kacarska tha se nëse nuk vijnë së shpejti do t’i dënojë me dënimet më të larta, ndërsa të akuzuarës do t’i vendosë avokat sipas detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk.

Avokatët e Jankullovskës janë në gjykimin e rastit “Dhuna në Komunën Qendër”, ku e mbrojnë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Gjykatësja i tha Jankullovskës që t’i njoftojë avokatët dh ato së shpejti erdhën në seancë. Megjithatë avokati Tasevski shumë shpejt e lëshoi seancën duke theksuar se me siguri do t’ia heq ndihmën e Jankullovskës sepse është i angazhuar në më shumë lëndë.

Në seancën e sotme dëshmi duhet të japin dëshmitarët.

Ndryshe, dje filloi gjykimi edhe për të akuzuarën, ish-ministren e Punëve të Brendshme,  Gordana Jankullovska për të cilën ishte veçuar procedura për shkak shtatzënisë së rrezikshme. Ajo dje në seancë tha se nuk ndjen faj për veprën e bërë, ajo para gjykatës ajo u ankua se mediat kanë realizuar fushatë negative për të.

Përndryshe, në këtë rast ish-kryeministri Nikolla Gruevski nga Gjykata Penale është dënuar me dy vite burg dhe nëse deri në tetor Gjykata e Shkallës së Dytë e vërteton këtë aktvendim, atëherë Gruevski duhet të shkojë në burg, ndërsa i akuzuari i dytë, Gjoko Popovski ka marrë dënim me burg prej 6 vite e gjashtë muaj.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button