Zaev: Vendet e Komisionit për Antikorrupsion janë të rezervuara për sektorin civil

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka ftuar organizatat qytetare që të marrin pjesë dhe të konkurrojnë për vendet në trupat rregullator, njofton Portalb.mk.

“Bashkë ta sigurojmë ardhmërinë e shtetit në këto momente historike”, tha Zaev, në forumin e hapur në temën “Një vjet qeveri – fokus në organizatat qytetare ndaj arritjeve dhe hapave të ardhshëm”.

“Pushteti assesi nuk guxon të nënkuptojë fuqi, por si dhënie e besimit nga qytetarët dhe obligim ndaj qytetarëve. E kam për obligim edhe unë si kryeministër i Qeverisë që të vazhdojnë transparencë dykahësh dhe bashkëpunim dhe të jepni mbështetje si shoqëri civile për zhvillim ekonomik dhe prosperitet të Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Ai paralajmëroi ligj të ri për parandalimin e korrupsionin me të cilin politikanët nuk do të munden të jenë pjesë e Komisionit për Antikorrupsion, por vetëm personat jo-partiak ekspertë dhe nga organizatat qytetare.

“Motivoni që të konkurrohet në vendet rregullatorë. Ato vende janë për aktivizmin qytetar. Dhe këtu ka pajisje serioze se si të luftojmë kundër korrupsionit. Tek unë në LSDM të mos bëjnë bajram me trurin, atje nuk ka vend. Nuk mundet LSDM-ja ta kontrollojë LSDM-në. Madje jam lajmëruar në disa organizata qytetare. Tani ka konkurse. Kujdes. Modeloni njerëz për ata njerëz, le të kandidojnë, pasi që vetëm ajo është në rregull”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button