Poezia e Salajdin Salihut përzgjedhet që të jetë pjesë e antologjisë evropiane

“Qyteti pa lejenjoftimi” është poezia e Salajdin Salihut që është përzgjedhur të jetë pjesë e antologjisë me krijime artistike nga 50 shtete të Evropës, njofton Portalb.mkPërzgjedhja e poezisë për poetin Salajdin Salihu ka një rëndësi të veçantë, sepse krijon mundësi që arti i tij të komunikojë me sisteme tjera kulturore.

“Për çdo krijues është ndjenjë e mirë kur kupton se krijimtarisë së tij i jepet mundësia të komunikojë me sisteme të tjera kulturore falë përkthyesve, në këtë rast përkthyeses austriake Andre Grill, e cila edhe herë të tjera ka përkthyer poezi të mia për një revistë kulturore austriake”, shprehet për Portalb.mk, poeti Salajdin Salihu.

Në antologjinë poezitë do të botohen në gjermanisht dhe në origjinal. Poezia e Salajdin Salihut “Qyteti pa lejenjoftimi” është përkthyer nga përkthyesja austriake Andrea Grill, kurse përzgjedhja është bërë nga poeti italian Federico Italiano dhe ai gjerman Jan Wagner.

Antologjia do të botohet në Munich nga shtëpia botuese “Carl Henser Verlag”, në marsin e vitit 2019, në bashkëpunim me Akademinë gjermane të gjuhës dhe poezisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button