Edhe pse Qyteti i Shkupit thotë se bëjnë spërkatje, në trupat e qytetarëve shtohen shenjat nga kafshimi i mushkonjave

Qyteti i Shkupit thotë se spërkatet kundër mushkonjave, ndërsa qytetarët nuk dëgjojnë zhurma avionësh në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që në trupat e tyre vazhdojnë të shtohen shenjat nga kafshimet e mushkonjave. Tërë kjo situatë u përdor për politikë nga VMRO-DPMNE-ja, shkruan Portalb.mk.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se spërkatet kundër mushkonjave të tepërta, por aeroplanët nuk dëgjohen.

“Procedura dhe mjetet janë të njëjtat, sikurse deri më tash. Risi gjatë këtij viti janë aeroplanët të cilët nuk bëjnë zhurmë sikur më parë, dhe supozoj se këtu është habia e njerëzve që mendojnë se nuk spërkatet”, ka shkruar zëdhënësi i Qytetit të Shkupit në rrjetin social “Facebook”, Valon Salihu.

Ndërkaq, nga ndërmarrja përgjegjëse për spërkatjen, aeroklubi “Shkupi” thonë se avionët janë të rinj.

“Ky lloj i avionëve janë të pazhurmshëm, dhe janë tre herë më të qetë se aeroplanët Antonov AN-2 me të cilët spërkateshe gjatë viteve të kaluara, të cilët tashmë janë të ndaluara nga shtetet e Bashkimit Evropain për shkak të zhurmës”, thanë nga aeroklubi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev duke e krahasuar këtë periudhë me atë të vitit paraprak, kur Maqedonia ishte pjesë e Superkupës.

“Para një viti Shkupi e priti Real Madridin dhe Mançesterin. Sot Shilegov nuk mund të spërkat kundër mushkonjave. Kthehu Koce. Aq”, ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, Gjorçev.

E ndërkaq tërë kjo situatë, sado e pakëndshme, në rrjete sociale u shndërrua në komedi, duke thënë se edhe pse nuk shkaktohet vdekje nga mushkonjat, nuk është turp se ka pasur gabimet.

“Dhe nuk është turp të pranohet se ka pasur gabim – turp është të nënvlerësohet inteligjenca e opinioni – kështu askush nuk do të përfitojë, ndërkaq të gjithë do të humbasin”, shkruajnë qytetarët.

Qytetarët: Nuk mund të dalësh as për shëtitje

Edhe qytetarët që dje në orët e vona të mbrëmjes shëtisnin rrugëve të qytetit të Shkupit, ankoheshin nga mushkonjat.

“Nuk mund të shëtisim. Gjithandej ka mushkonjat. Ja shikoni trupat si na janë bërë”, tha qytetarja A.L.

“Nuk ka ndodhur më parë kështu. Nuk ka pasur kaq shumë mushkonja. Kjo është e tepërt. Trupi tërë njolla na është bërë”, tha një tjetër qytetare.

Problemi me mushkonjat në Shkup ka nisur që në pranverë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP