Shqyrtohen kërkesat e komunave, propozim-ligji për lojërat e fatit gati në fund të vitit

“Pas parashtrimit të vërejtjeve dhe këshillave, mendojmë se deri në fund të vitit do të kemi ligj të ri i cili do të zgjedh problemin e vendosjes së largësive të objekteve të lojërave të fatit në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian”, kështu deklaroi sot zëvendësministrja e Financave, Shirete Elezi, transmeton Portalb.mk. Në vijim janë shqyrtimet e propozimeve nga komunat.

“Duke e pasur parasysh se ne marrim për bazë nevojat qytetarëve, sa i përket ligjit të lojërave të fatit, Ministria e Financave veç më ka përgatitur plotësimet e këtij ligji të cilat disa herë kanë qenë të vendosura në sistemin elektronik “ENER”. Largësitë nuk janë definuar ende. Janë disa propozime, por do të shqyrtojmë të gjitha propozimet që janë dërguar nga ana e komunave”, tha Elezi, transmeton Portalb.mk.

Pas kësaj, propozim-ligji pritet që të dërgohet për miratim në Qeverinë e Maqedonisë dhe më pas në Kuvend.

Në versionin e fundit të propozim ligjit për lojërat e fatit, në nenin 5 thuhet se “Hapësirat punuese në të cilën parashihet luajtja e lojërave të fatit të mbyllur tombola ose lojëra elektronike, por edhe objektet në të cilën janë të vendosura lojëra vetëshërbyese (aparate, shkrim i redaksisë), nuk guxojnë që të jenë në largësi më pak se 100 metra nga shkollat fillore dhe të mesme”.

Dallimi i këtij versioni me atë paraprak, është që fillimisht objektet e lojërave të fatit të jenë në largësi prej 300 metrave, por tani është ndryshuar në 100 metra.

Përndryshe, kundër që kazinot të jenë 100 metra larg objektit shkollor, janë deklaruar nga Komuna e Çairit dhe Komuna e Tetovës e ndërkaq Komuna e Gostivarit ka kërkuar që ajo të jetë 500 metra.

Rritja e largësisë së objekteve të lojërave të fatit nga objektet shkollore u kërkua edhe në protestat që u mbajtën në Tetovë dhe Çair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button