Padi penale për nënën që maltretoi foshnjën 14-muajshe, detaje nga rasti

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, deri të Prokuroria Publike në Shkup ka paraqitur padi penale kundër K.M. (20) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale “lëshim dhe maltretim të personit të mitur” në Nenin 201 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se nëna gjatë periudhës kohore 15.06 – 06.07 të këtij viti, në hapësirën ku ka qëndruar, shpesh herë e ka lënë fëmijën e saj M.D. pa kujdes dhe pa mbikëqyrje, si pasojë fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore.

Më 7 korrik e paraqitura K.M. (20) së bashku me shokun e saj T.J. nga Shkupi, në Qendrën Urgjente të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup e ka sjellë fëmijën në të cilin janë parë shenja lënduese në trup dhe kokë, të cilat më pas u dokumentuan dhe u vërtetuan edhe nga mjeku.

“Pas paraqitjes së ngjarjes, nga ana e shërbimeve policore të njësitit për krim të dhunës në SPB Shkup është zhvilluar bisedë me K.M., në të cilën e njëjta ka sqaruara se më 15.06 të këtij viti, ajo bashkë me fëmijën e saj e kanë lëshuar shtëpinë ku ka qëndruar bashkë me familjen e bashkëshortit të pakurorëzuar, sepse i njëjti ka qenë në burg në Shkup. Nga e njëjta është thënë se ka qëndruar në disa lokacione në Shkup, ku shpesh herë e ka lënë të vetëm dhe pa kujdes fëmijën. Më 07 korrik e paraqitura bashkë me fëmijën ka kërkuar nga T.J. që t’i dërgojë në vizitë te bashkëshorti i pakurorëzuar, por kur ai ka parë se fëmija ka më shumë lëndime në kokë dhe fytyrë, menjëherë me veturën e tij i ka dërguar në Qendrën Urgjente në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Krahas me K.M., në SPB është kryer dëgjim edhe me 9 persona të tjerë, dhe është kryer testim poligrafik, kurse në vendet ku ka qëndruar e paditura, është kryer edhe përpunim krim-teknik, kurse materialet janë në përpunim për përgatitjet të raportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button