Ivanov për Ditën e Republikës: Kemi emër të madh, duhet konsensus për atë çfarë nuk shitet

“Kemi emër të madh, duan që të na e marrin” – me citat të Bllazhe Koneskit, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka folur para publikut në Krushevë, në manifestimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, njofton Portalb.mk. Krahas kësaj, Ivanov ka theksuar se vlera më e lartë e një populli është arritja e një konsensusi në lidhje me atë çfarë nuk shitet.

“A me marrëveshjen me Greqinë ne vet ua japim emrin? Emri dhe identiteti është më i vjetër se çdo Kushtetutë, Qeveri, parti, kryetar. Edhe më i vjetër se vetë shteti. Asnjë individ, nga asnjë gjeneratë, nuk duhet të tregtojë me emrin dhe identitetin”, tha Ivanov, duke përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij, se nuk e pranon marrëveshjen me Greqinë.

Ivanov ka porositur se Marrëveshja me Greqinë nuk duhet të jetë alibi për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe për këtë, siç thotë ai, do të ketë pasoja ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare.

Ivanov ka deklaruar se është gënjeshtër që me Marrëveshjen me Greqinë forcohet identiteti maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button