Kaosi i Tetovës, “dhuratë” institucionale për banorët dhe mërgimtarët (FOTO)

Thuajse është e pamundur të lëvizësh lirshëm me veturë në Tetovë dhe aq më shumë, të gjesh vend-parkim të lirë. Posaçërisht në sezonë të këtillë kur Tetova është e stërmbushur me mërgimtarë. Problemi i pazgjidhur i parkimit, mos zgjerimi i parkingut aktual si dhe mos-dënimi në një far mënyrë ju jep dritë jeshile banorëve të parkohen kah mos, madje dhe në mes të rrugës, shkruan Portalb.mk. Komuna duarkryq pret leje nga MPB-ja, kjo e fundit ende nuk ka bërë asgjë.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në shumë raste ka premtuar zgjerimin e parkimit zonal duke thënë se me të do të zgjidhet kaosi i komunikacionit në këtë qytet. Por ky premtim nuk është përmbushur ende, edhe pse është mandati i dytë i saj.
Në një intervistë për Portalb.mk, Arifi tha se kanë kërkuar nga MPB këtë çështje ta zgjidhin “sa më shpejtë”. Kaluan tre muaj, asgjë nuk u bë.

LEXO: Intervistë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: punojmë për të përmbushur premtimet (VIDEO)

Të pyetur nga Portalb.mk nga Komuna e Tetovës thonë se kërkesën e kanë dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme që duhet edhe të japin pëlqim për parkimin zonal.

“Komuna e Tetovës ka bere kërkesë deri te Sektori për Pune të Brendshme, gjegjësisht deri te Ministria e Punëve te Brendshme për sa i takon zgjerimit te parkimit zonal ne zonat C1.
Për sa i takon asaj qe është parapare me zgjerimin e parkimit zonal, është fillimisht ngritja e rentabilitetit ekonomik te ndërmarrjes dhe paralelisht do te behet edhe rregullimi i komunikacionit ne zonat te cilat nuk janë te mbuluara me parkim zonal ” thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se e kanë pranuar kërkesën e Komunës së Tetovës dhe janë duke e shqyrtuar lejen për zgjerimin e parkimit zonal.

“Ministria për punë të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, ka pranuar kërkesën e komunës së Tetovës nga Ndërmarrja Publike ,,Parkingjet e qytetit – Tetovë”, lidhur me zgjerimin e parkimit zonal, në zonën qendrore të qytetit, dhe në rrjedha janë shqyrtimi dhe përpunimi i kërkesës”  kaq thanë për Portalb.mk duke mos konkretizuar afat.

Por, deri sa Komuna të merr leje nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të bëhet ndonjë lëvizje përpara për të mirën e banorëve, këto të fundit thonë që durimin e kanë nga fundi.

Komuna e Tetovës  në bashkëpunim me SPB- Tetovë kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme duke shenduar oborret e shkollave në vend parkime.

“Që të mundësohet qarkullim i lirshëm në trafik, Sektori për punë të brendshme Tetovë, në bashkëpunim me Komunat e Tetovës dhe të Gostivarit, do të lëshojnë në përdorim si hapësira parking të përkohshme, oborret e shkollave në pjesët më të frekuentuara të qyteteve, ku në zonën e qytetit të Tetovës, qytetarët veturat e tyre, mundë ti parkojnë në oborret e: Shkollës së mesme ,,Kiril Pejçinoviq” – Gjimnazit, objektit të vjetër të Shkollës Medicinale, si dhe Shkollës fillore ,,Istikball,,” thuhet në  njoftimin e lëshuar nga SPB- Tetovë.

Por ama, kjo aspak nuk mjafton.

“Nuk është normale kjo, nuk ka vend parkime, nuk ka as autobus urban dhe as vend ku mund të ecësh në këmbë dhe lere me veturë “ thotë një mërgimtar i cili donë të ngelet anonim.

Edhe për Besnik Osmanin mos-pasja e vend parkimeve është një problem i madh.

“Jam nga rrethina dhe sa herë që duhet të vij në qytet duhet të endem mirë e mirë rrugëve deri sa të gjesh një vend-parkim të sigurt ” .

Muaj më parë për shkak të keqpërdorimeve  të shumta  me parkimin zonale dhe veturën e merimangës u shkarkua drejtori ndërmarrjes  “Parkingjet e qytetit  – Tetovë”.

LEXO: U shkarkua drejtori i NP “Parkingjet e qytetit – Tetovë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button